Nga Çapajev Gjokutaj
Populli merret me politikë, politikanët me biznes. Kështu komentonte një nga miqtë në FB.
Pasi u kënaqa me batutën, si këmbësorët pas tankut buisën një radhë pyetjesh.
Pse flasim kaq shumë për politikë? A ndodh kjo me gjithë popujt?
Eshtë shenjë qytetarie apo dëshirë provinciali për të treguar kulturë dhe status? Medemek: flas për gjëra të mëdha, s’jam lëng groshi.
Mos vallë ngatrrojmë llogjet për politikën me pjesëmarrjen qytetare nëpërmjet votës, protestës, grevës, akteve të solidaritetit etj. etj?
Apo deformimet ala shqiptarçe me privatizimet, tenderat, konkurencën etj. e kanë bërë politikën shkop magjik? Kanë bërë që lidhjet me politikanët të ngjajnë më percaktuese se ligjet e tregut: gdhihesh fukara e ngrysesh pasha.
Apo dëshpërimi dhe pafuqia na shtyjnë të shajmë e të mallkojmë ata që janë lart, që bëjnë para e famë? Dhe ndërkohë që ne qahemi e llapim, politikanët gjejnë shesh e bëjnë përshesh.
Apo…?