Kryeministri Edi Rama ka postuar disa minuta më parë një foto në “Facebook”-un e tij një foto në të cilën ironizon “kazanin”.
Ndërkohë që situata në gjithë Shqipërinë paraqitet kaotike për shkak të përmbytjeve, Rama merret me investimet për rininë, duke e anashkaluar komplet rëndësinë e situatës së rënduar që po përjetojnë shqiptarët.
Kjo është hera e dytë që zoti Rama preferon injorimin e një situate të rëndësishme.
Herën e parë pas një urdhër–arresti për 3 oficerë të Policisë së Shtetit, kryeministri reagoi me anë të një fotoje të ngjashme si kjo në fjalë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu