Kryesore
Përditësohet -Foto – video / Të gjitha lajmet mbi përmbytjet në Shqipëri
Vllaznit vijnë në ndihmë/ Haradinaj urdhër FSK-së: Drejt Shqipërisë…
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se e ka udhëzuar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura.
“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.
E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”,- ka shkruar Haradinaj në Facebook./RTK/
Video e tmerrshme nga Delvina: Bien në mes të ujit me zetor…
Një zetor ka ngelur në mes të lumit Van të Delvinës pasi po transportonte dy vajza, njëra prej të cilave me probleme shëndetësore.
Traktori ka tentuar të kalojë lumin mespërmes, por prurjet kanë qenë të mëdha duke vënë në rrezik dhe jetën e personave që ndodheshin në traktor.
Banorët dhe forcat e policisë janë bërë kordon për të ndihmuar të largojnë vajzat nga traktori.
Video nga Geraldi Bregu.
Video e frikshme: Shembet ura, furgoni me njerëz ngel në ajër
Pamje të frikshme vijnë pas përmbytjeve, në disa zona të vendit, ku banorë kanë qenë në rrezik serioz të jetës.
Pamje të tilla vijnë nga Jugu i vendit, pas shembjes së urës së Vanës në zonën e Sarandës.
Ndërkohë që ura është shembur, aty ka qenë një makinë për të kaluar e mbushur me njerëz.
Makinës i kanë mbetur dy rrotat e para në ajër jashtë urës.
Ndërkohë njerëzit kanë shpëtuar duke zbritur me shpejtësi.
EC: Po bie intensiteti i shiut, të rrezikuara Vlora dhe Fieri
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile ka raportuar për situatën nga përmbytjet, duke theksuar se “mbi vendin tonë ka vijuar mot me reshje shiu, por intensiteti i tyre po bie”.
Sipas tij, rreziku kryesor paraqitet në pellgun e lumit Vjosë, sidomos në Vlorë dhe Fier.
“Për përballimin e emergjencës, strukturat shtetërore kanë punuar pa ndërprerje përgjatë natës. Forcat në terren kanë vijuar evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikuara, edhe pse në disa raste ka pasur rezistencë nga qytetarë të veçantë. Gjatë natës, në kushte ekstreme, janë zhvilluar me sukses disa operacione të kërkim-shpëtimit. Në zonat e rrezikuara janë larguar dhe shumë krerë bagëti nga rreziku. Vjosa ka çarë argjinaturën në afërsi të urës së Mifolit dhe ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull. Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete”, lexohet në raport.
“Rrugët janë mbajtur të lira. Vështirësi paraqet ende aksi Tepelenë-Gjirokastër, ku po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë,ndërkohë qësegmenti tek Urae Viroit u zhbllokua. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave”, shtohet më tej.
Përsa i përket energjisë elektrike, Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile thotë se: “OSHEE ka vijuar riparimin e defekteve për të mundësuar furnizimin me energji të qytetarëve. Aktualisht punohet për të stabilizuar gjendjen nënënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Në vend janë pa energji 45,000 abonentë”.
315 persona të evakuuar, Xhaçka: Pritet përkeqësim i gjendjes
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve që banojnë në zona ku rrezikohen nga përmbytjet, të largohen menjëherë nga banesat.
Xhaçka u kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre.
“Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës”.
Ministrja shprehet se efektivët e FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, por pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.
“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës. Ju lutem bashkëpunoni për të garantuar sigurinë e jetës për secilin prej jush”, u shpreh Xhaçka në një deklaratë për median.
Shokuese: Ja si është shkatërruar autostrada Fushë Krujë – Milot
Prej disa orësh kalimi në autostradën Fushë Krujë – Milot është bërë i pamundur.
Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar.
Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme.
Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës./abcnews.al
Katastrofa në Krujë: S’mjafton përmbytja, por duhet edhe gjarpri
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, por problematike paraqitet situata edhe në Krujë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Bashkia e Krujës ka njoftuar se ka pasur rrëshqitje dherash në të paktën në 3 lagje.
Gjithashtu, problematike situata paraqitet edhe në qendrën e Fushë Krujës, por tashmë është e kalueshme.
Fushë Kruja duket se është në prag katastrofe.
“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihëm nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”.
Nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti për një familje në Murqinë të Fushë Krujës.
Një familje ka raportuar në tvklan.al se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.
Kryefamiljari bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Murqinë është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.
Situata në porte, probleme në Vlorë dhe Sarandë
Nëse në Portin e Durrësit situata është në kontroll pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe erës, nuk ndodh e njëjta gjë në Vlorë dhe në Sarandë.
Në Vlorë, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. Ndërkohë në Sarandë, tragetet e udhëtarëve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.
PORTI I DURRESIT
Në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknike të gjitha mjetet tona, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancën, mjetet e rënda operacionale etj.
Në gatishmëri të gjithë forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispecerisë si edhe të administratës.
Komunikim dhe Bashkëpunim non stop me Kapitenerinë e Portit, për këtë krijuam kushtet dhe strehuam në kohën e duhur në kalatat e portit të dy anijeve që furtuna i zuri në radhë, po kështu edhe të disa anijeve dhe varkave të peshkimit.
Ne Infrastrukture nuk kemi probleme fale masave te marra në kohë për funksionimin e kanaleve shkarkues te ujërave “të bardhe” nga sheshet dhe kalatat.
Janë zbatuar me përpikmëri dhe në kohë të gjitha kërkesat specifike teknike të cilat detyrohemi të marrim në situata të tilla, sikurse ndalimi i të gjithë operacioneve, sidomos atyre të vinçave portual për shpejtësi të erës mbi 15 m/ sek, por edhe të tjera që janë të lidhura jo vetëm me ndalimin e punimeve, por në mënyrë të veçantë me sigurimin e vinçave portuale në kalata në kushtet ekstreme të motit.
Ka pasur dhe ka një komunikim dhe bashkërendim të veprimeve me të gjithë subjektet privat që operojnë në port, sikurse Koncesionarët, stivadosret dhe gjithë subjekteve të shërbimit apo atyre operacional.
Janë marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në mënyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjences) e portit, për pasojë me gjithë luhatjet e mëdha të energjisë të mos kemi asnjë problem me ndriçimin, kamerat e sigurisë portuale apo edhe të gjithë sistemit IT, tepër të rëndësishëm për ne.
PORTI I SARANDES
Në portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprer transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhëtareve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.
PORTI I VLORES
Në portin e Vlorës, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.
IGJEUM: Priten të tjera përmbytje, AP: Paralizohet Shqipëria
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se gjatë orëve në vijim të ditës së sotme priten reshje intensive sidomos në Jug të vendit.
Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e shtunë.
Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve .
Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) . Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet ( Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë sipas qarqeve .
Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël .
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë situatës në Shqipëri. Associated Press shkruan se Shqipëria është paralizuar, kurse një elektricist ka humbur jetën.
Ushtria shkon me kamion të lartë në ndihmë të qytetarëve tek ‘City Park’
Nje mjet i ushtrisë është nisur drejt qendrës tregtare “City Park”, për evakuimin e qytetarëve që ndodhen të bllokuar aty.
Më herët në qendrën tregtare “City Park”, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka kaluar 1 metër.
Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duket të mbuluara nga uji. Qytetarët ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë.
“Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”,– shprehen qytetarët.
Në “Opinion.al”, ka ardhur Live një mesazh nga një qytetare, e cila shprehet se janë gati 300 persona të bllokuar në qendrën tregtare të cilët presin ndihmë.
Vjosa ‘tërbohet’, EC: Ku duhet të bëni kujdes, situata do rëndohet
Nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit dhe ditëve në vazhdim të fillim muajit dhjetor, Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.
Ministria e Brendshme dhe të gjithë strukturat të cilat po punojnë për ta menaxhuar këtë situatë në terren kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunim e tyre.
Ministria e Brendshme do të njoftojë qytetarët për zonat dhe akset rrugore që paraqesin problematike me përmbytjet dhe kërkon prej tyre angazhim për të përballuar sëbashku me solidaritet këto ditë të vështira me reshje.
Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
-
Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj.
-
Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
-
Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
-
Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
-
Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
-
Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
-
Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
-
Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
-
Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
-
Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive.
-
Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj.
-
Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve.
-
Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë.
-
Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
-
Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
Disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave.
Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.
Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranes është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri ne një njoftim të dytë.
Vjosa rrezikon daljen nga shtrati, pritet të nisë evakuimi
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, pasi niveli i ujit ka nisur të rritet me 20 cm kub në orë, ndërsa pritet të nisë evakuimi i banorëve të cilët janë brenda trajektores së rrëzikut për shkak të vërshimit të lumit.
Alarmi jepet nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Në terren është aktualisht i gjithë Shtabi i Emergjencave Civile, kryesuar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili pritet të nisë pas pak një mbledhjr të grupit të punës.
Shtabi i Emergjancave të Vlorës është aktualisht duke kordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuimi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj.
Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Në gatishmëri janë hidrovorët ,të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa furnizohen me energji elektrike me linja të veçanta.
Shqipëria në prag katastrofe: Rinasi ndërpret fluturimet
Prej orëve të para të ditës së enjte, vendi ynë u përfshi nga një stuhi reshjesh të dendura, që kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të territorit.
Sipas Top Channel, reshjet e dendura të shiut rrezikuan jetën e 10 persona në zonën e Valiasit, në Tiranë. Forcat e Armatosura të ushtrisë, u erdhën atyre në ndihmë, duke i evakuuar dhe siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ata u strehuan në qendrën shëndetësore të Komandës së Zall Herrit, ku po u jepet edhe ndihma e nevojshme.Më herët gjatë të enjtes, si pasojë e stuhisë që përshfiu Fierin, një elektriçist humbi jetën nga kontakti me rrymën. Edhe pse kolegët e dërguan 50-vjeçarin Sabri Vriga në spital, ai nuk arriti të mbijetojë.
Në Shkodër tre punonjës të OSHEE u plagosen nga shpërthimi i një automati, në nënstacionin e qytetit, ku kishin shkuar për të rregulluar defektin që kishte lënë qytetin pa energji. Të plagosurit u transportuan në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa aty mbërritën edhe ministrat Gjiknuri dhe manastirliu, por edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çelaj.
Ndërkohë në këtë qark janë raportuar reshje me intensitet më të ulët, ndërsa probleme janë evidentuar vetëm në zonën e Anës së Malit, ku janë përmbytur disa parcela.
Si pasojë e reshjeve, u përmbytën edhe akset nacionale. Kështu, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua pasdite për shkak se niveli i ujit shkoi deri në lartësinë e trafik-ndarëses. Për këtë arsye, policia devijoi trafikun në rrugët dytësore. Shumë mjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa niveli i ujit rritet. U desh ndërhyrja e Forcave të Armatosura, për zhbllokimin e rrugës. Edhe rruga drejt Rinasit pati probleme me trafikun, ndërsa autoritetet e aeroportit raportuan anulimin e fluturimeve, por edhe të mbërritjeve, për shkak të ujit të shumtë në pistë.
Disa biznese në zonë janë përmbytur. Edhe në Tiranë ka probleme me banesat e ulëta, ndërsa për shkak të shikueshmërisë së ulët, ndodhi edhe ky aksident në Unazën e Re në Tirane, por pa viktima. Durrësi, Tirana dhe Lezha mbetën në mbrëmje pa energji. Dhjetëra persona mbetën të bllokuar në një qendër tregtare, në orët e mbrëmjes.
Të vetmet automjete që kalojnë në rrugët dytësore Tiranë-Durrës janë makinat ushtarake dhe karoatrecët, pasi autostrada është e pakalueshme. Por edhe në këtë segment ka zona ku uji është mbi 1 metër.
Rruga e Kombit, në zonën e Milotit është bllokuar për një kohë të gjatë dhe sipas drejtuesve të automjeteve, ndodhi edhe një aksident me pasojë tre të lënduar. Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të evitohen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë malorë.
Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE: Ja kush na e bëri…
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme për pothuajse gjysmën e Tiranës me energji elektrike.
OSHEE njoftoi se si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, nënstacioni i Kasharit është përmbytur, dhe për të shmangur shkatërrimin e gjithë nënstacionit, OSHEE vendosi t’a stakojë atë.
Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë:
Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.
NJOFTIMI I OSHEE:
Si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë pasdites së sotme, në N/Stacionin Kashar janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen qe ka sjellë dhe rrezik përmbytje të N/Stacionit.
Për këtë shkak si mase sigurie kompania e OSHEE mori masën e stakimit të detyrueshëm në regjim avarie të të gjithë n/stacionit.
Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë: Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.
Parashikimi/ Alarm në Jug: Vjosa del nesër nga shtrati…
Klodian Zaimi, parashikues i përmbytjeve në Institutin e Gjeoshkencave, paralajmëron se nesër në mesditë Vjosa të dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje.
“Deri tani kemi pasur reshje shumë intensive që kanë ardhur nga veriu i vendit në pjesë malore dhe kanë zbritur drejt qendrës dhe po shkojnë drejt pjesës jugore.
Në pjesën qendrore do të ketë intensitet gjatë natës, por do të qëndrojnë më gjatë në Jug. Nesër intensitet të lartë të reshjeve në Jug, do të shoqërohen me përmbytje të mundshme, kanë potencial për pasoja”,- thotë specialisti.
Sipas tij, reshje ka pasur edhe në pjesën veriore, por ne mendojmë që rreziku më i lartë është te baseni i Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit, ndërsa për Drinin dhe Bunën situata nuk paraqitet problematike.
“Ne parashikojmë që me këto reshje, deri të premten në darkë dhe të shtunën në mesditë mund të kemi dalje të Vjosës nga shtrati me pasoja.
Në momentin e tanishëm nuk mund të parashikojmë dëmet, pasi uji është në nivele mesatare, por sikur e thashë, prurjet maksimale duke ardhur nga Greqia kërkon kohë, që deri të shtunën në mesditë mund të shkaktojnë përmbytjet”,- deklaroi ai.
Nami në Tiranë! Përmbytet qendra tregtare. Qytetarët, thirrje për ndihmë
Në qendrën tregtare City Park, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka kaluar 1 metër.
Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duket të mbuluara nga uji.
Qytetarët ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë.
“Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”,– shprehen qytetarët.
Në “Opinion.al”, ka ardhur Live një mesazh nga një qytetare, e cila shprehet se janë gati 300 persona të bllokuar në qendrën tregtare të cilët presin ndihmë.
“Kemi ngelur ne city park brenda
Jemi gjith stafi
Gati 300veta
Askish spo na ndimon
Ketu ska drita e eshte nje horror i vertet
Ka dhe klient me familjet e me femi
Smund tna len ketu
Sna pergjigjet as policia as zjarr fiksja nte”, – shkruan qytetarja.
Video/ Ndodh në Tiranë! S’ka më makina, qytetarët lëvizin me gomone në autostradë
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu