Lidhu me ne

Temporal

Vizita sekrete e Duçes në Shqipëri

Vizita sekrete e Duçes në ShqipëriPas gati dy vjetësh të pushtimit të Shqipërisë, Benitto Mussolini (Duçe) shkel për herë të parë vendin tonë.
Qëllimi i kësaj vizite inkonjito dhe të mbajtur tepër sekret nuk ishte Shqipëria, por fronti i Luftës Italo-Greke ku punët po shkonin keq e më keq. Ardhja e tij e beftë ishte ngritja e moralit të rënë përtokë të trupave fashiste, të cilat po pësonin disfatë pas disfate me grekët.
Vizita ka qenë aq sekrete sa lajmi që Duçja kishte qenë në Shqipëri u bë i ditur vetëm më 10 maj 1941, rreth një muaj e gjysmë pasi ai ishte kthyer në Romë.
Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës. Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit.
Duçja  qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve.
Sipas një ditari të Komandës Eprore të Fuqive të Armatosura të Shqipërisë mësohet se ai u nis nga Bari dhe mbërriti në aeroportin e Tiranës më 2 mars 1941, në orën 10.05.
Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza.
Pa ndaluar fare në Tiranë, por farë pak në Ndroq ku ishte komanda e Bersalierëve të Regjimentit të parë Italia, ai u nis menjëherë drejt Rehovës së Beratit. Në Berat u detyrua të qëndrojë përkohësisht midis ushtarëve të divizionit “Bari”, që ishte vendosur në të dy anët e Urës së Goricës, për shkak të bombardimeve që po bënin aleatët në qytet.
Pas këtij pushimi të shkurtër në mesditë gjendet në Rehovë ku u përpoq t’u jepte zemër oficerëve të mbledhur aty.
Në oren 15.00, ai u nis nga Rehova dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin “Siena”. Natën e kaloi në një repart të vendosur në periferi të qytet të Vlorës.
Më 3 mars, Duçja u nis drejt Dhëmblanit dhe Tërpanit duke kaluar në revistë regjimentin “Lupi di Toscana”, regjimentin 67 të Fanterisë së divizionit “Legnano” si dhe duke marrë pjesë në një meshë fetare të oficerëve në Dhëmblan.
Në mbrëmje u kthye përsëri në pozicionin 22 në periferi të Vlorës që u bë në një farë mënyre rezidenca e tij e ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.
Më 4 mars Mussolini takohet me “Këmishat e zeza” që po marshonin drejt Beratit dhe me detashmente të divizionit “Bari”.
Ai qëndroi në Spitalin Ushtarak nr. 482 dhe më pas hëngri mëngjes me punëtorët që po ndreqnin rrugën për në Ujë të Zi.
Në Rehovë bisedoi gjatë me gjeneralët e komandave të Trup-Armatave IV e VIII,  të divizioneve “Pinerolo”, Gagliari”, “Puglie”, “Bari”, “Centauro”, etj. Në mbrëmje u kthye në bazën, në Vlorë.
Më 5 mars Musolini shkoi në zonën e Devollit ku vizitoi “vullnetarët” shqiptarë, u kthye në Kuçovë ku hëngri drekë në selinë e AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi”). Shkoi përsëri në Berat, u interesua për të plagosurit dhe pasi kaloi në revistë “Lanceri di Milano”, u rikthye në pozicionin 22, pranë Vlorës.
Më 6 mars, Duçe shkoi në Dhërmi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye në Llogara ku qëndroi në observatorin detar, më pas vizitoi qendrën e spitaleve të Dukatit dhe kaloi në revistë Regjimentin XVIII të Fanterise “Acqui”; po kështu bëri në Shushicë me Legjionin e XV të “Këmishave të zeza” të Brescia-s dhe në Brataj me Fanterine 77 “Lupi”.
Duke u kthyer në rezidencën e tij, mbasdite asistoi në ushtrimet e “Arditi”-ve dhe vizitoi spitalin nr.118.
Më 7 mars, në ora 10.00, Mussolini takon përfaqësi të fshatarëve, të cilëve u dhuron një shkollë, ku vë dhe gurin e parë të themelit. Natën e kaloi në një bazë tjetër, në pozicionin nr.34, në afërsi të Beratit.
Më 8 mars shkoi përsëri në Rehovë në një rutinë takimesh me oficerë dhe ushtarë dhe fjeti po në pozicionin nr.34. Më 9 mars asistoi në veprimet luftarake, qëndron gjithë ditën në llogore. Po këtë gjë bëri edhe në datat 10 dhe 11 mars.
Më 12 mars, Mussolini i shoqëruar nga gjenerali Priçolo shkon në Elbasan, ku bisedoi me komandantin e Armatës IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Në orën 19.45 u kthye në pozicionin e mëparshëm në Vlorë.
Më 13, 14, 15, s’ka gjë për të shënuar dhe si duket vizitës së tij i ka ardhur fundi, qëndron gjithë ditën në observator dhe ha bukë me ushtarët. Më 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti gjeneralët e tij.
Më 17 mars kalon edhe një herë nga Elbasani. Më 18 mars shkoi ne Gramsh, inauguroi urën mbi Devoll dhe shkoi në Spitalin e Llixhës. Më 19 mars, Duçja u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe për rrugët.
Më 20 mars, viziton spitalet e Krustes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; në kthim  dëgjoi raportet e gjeneralëve. Më 21 mars kryeministri fashist u rikthye në Romë.
Bilanci i Luftës Italo-Greke qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë:
Italia                                                                    Greqia
Të vrarë 13.755                                                 Të vrarë 13.408
Të plagosur 50.874                                         Të plagosur 42.485
Të sëmurë 52.108                                            Të sëmurë 10.000
Marrë me shkurtime nga suplementi memo-enciklopedik i së dielës në DITA
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook