Lidhu me ne

Radar

Pse kjo pulë është më e shtrenjta në botë?

Pse kjo pulë është më e shtrenjta në botë?Një qytezë e vogël në lindje të Francës mund të duket si një rrugë e gjatë për të provuar një pjatë me pulë, por për shumë njerëz ia vlen mundimin.
Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menun e tij. Shija e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për kilogramë në dyqanet e mishit të Parisit.
Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë. François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrtë.
Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen. Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës.
“Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1591, kur tregon se si qytetarët e Bourg-en-Bresse ofroi dy duzina me shpendë për markezin e Treffort, sepse kishte dërguan trupat në Savojë”, thotë Marie-Paule Meunier, nga komiteti i promovimit të këtyre pulave.
Në këtë rajon, kultivimi i misrit nisi menjëherë pas mbërritjes së tij nga Bota e Re, ndaj mesa duket Bresse është pula e parë e ushqyer me misër.
Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.
Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.
Në rajonin e Bresse ka rreth 180 ferma që rrisin pula të tilla. Ferma e familjes Laurency rrit rreth 20 mijë pula Bresse në vit.
Jo vetëm që një pulë e certifikuar duhet rritur në Bresse, por gjithashtu duhet të hajë vetëm ushqim të rritur në këtë rajon”, thotë një prej anëtarëve të familjes, teksa tregon se pulat lëshohen të lira nëpër fusha, ndërsa sipas ligjit duhet të kenë 10 metra katrorë hapësirë secila.
Përzierja e ushqimit gjithashtu është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.
Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.
Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë.
Muaji dhjetor është periudha me konsumin më të lartë, mbi të cilën është ngritur edhe një festival agrikulturor që daton nga viti 1862. Gjatë 4 ditëve të festës zhvillohen festa në tregje të ndryshme, ndërsa jepet edhe çmim për fermerët më të mirë të pulave.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 minuta më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar58 minuta më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Aktualitet1 orë më herët

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Armand Shkullaku Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi,...

Radar1 orë më herët

Debati Trump-Zelensky pati mbi 150 milionë klikime në X

Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk. Videoja...

Mix1 orë më herët

“Anora” triumfon në ‘Oscars 2025’, merr 5 statuja të arta

Në një natë të mbushur me yje dhe ngjyra të pafundme, filmi “Anora” është shpallur triumfues në ceremoninë e ndarjes...

Mix1 orë më herët

“Anora”, Brody dhe Madison fituesit e mëdhenj të çmimeve “Oscar”

Aktorët amerikanë Adrien Brody dhe Mikey Madison ishin ndër fituesit e mëdhenj të çmimeve Oscar, në një natë ku filmi...

Mix1 orë më herët

Edhe Zendaya i bashkohet “Shrek 5”

Zendaya do t’i bashkohet ‘Shrek’, i cili debutoi në ekranin e madh 24 vjet më parë. Universal Pictures ka konfirmuar...

Mix2 orë më herët

VIDEO/ Klajdi Musabelliu pas Big Brother, publikon një super këngë

Klajdi Musabelliu ishte shkëputur prej vitesh nga muzika, pasi jeta e vështirë e kishte detyruar të ndiqte rrugën e emigrimit....

Mix2 orë më herët

“Oscar 2025”, njihuni me fituesit e çmimit prestigjioz sipas kategorive

Një grup me fat aktorësh shkuan në shtëpi me statujën Oscar, duke fituar çmimin më prestigjioz në boën e kinematografisë....

Radar2 orë më herët

Shikoni si dhe me çfarë qesh, për ta kuptuar se çfarë gjësendi është!

Gazeta “Tema” i ka bërë temenanë e radhës kryeministrit në detyrë Edi Rama, duke zbardhur një “bisedë” mes tij dhe...

Facebook