Ushtria e komentuesve online i thur elozhe RILINDJES
Prej mëse dy vitesh në rrjetet sociale ka qarkulluar teza se qeveria e Edi Ramës ka një “ushtri” virtuale në funksion të propagandës online.
Në korridoret mediatike është përfolur gjithmonë se në një nga sallat më kryesore dhe më të mëdha në Kryeministri, janë të vendosur dhjetëra të rinj si pjesë e stafit të PR-it të Kryeministrit që mbledhin dhe përpunojnë informacion në mediat online.
Mesa duket ata kanë kaluar në ushtri komentuesish virtualë.
Por kësaj here nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme.
Sipas portalit Hashtag.al, përditë e më shumë shtohen komente në favor të qeveritarëve e sidomos në mbrojtje të ministrave të caktuar të kabinetit.
Bie ne sy fakti se IP-ja nga komentet vijnë në më të shumtat e rasteve është e njëjta.
Në një artikull për Fatmir Xhafën, komentojnë 4 persona nga e njëjta vendodhje.
Njësoj ndodh dhe me artikujt për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Duket se ushtria është e ndarë me sektorë të veçantë, dhe aty ku lavdëron “Gimi” hyn dhe “Elsa” dhe simotrat e saj.
Siç duket dhe në foto, Rilindja ka lëshuar një ushtri komentuesish për të përgëzuar punët e qeverisë.
“Duartrokitja” e vetë qeverisë për punët e saj nuk është aspak e çuditshme, pasi si shumë punë të tjera fasadë, dhe programi për “Shqipërinë siç duam ta shohim”është në funksion të plotë të Rilindjes.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu