Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por merrte 300 mijë lekë të vjetra
Babai i një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, Aleksander Shkulakut, ka reaguar pas ngjarjes.
Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri.
“Aleksandri ishte me i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision e Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mije lekë të vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjikshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mësuar nga të njohurit tanë në Angli”, është shprehur ai për Neës24.
Babai i Shkulakut tha se djali i tij nuk shkel në Atdhe për arsye ekonomike.
“I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin”, tha ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu