Lidhu me ne

Temporal

Femra në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe pozita e gruas në shoqërinë e atëhershme. Ja nenet e arta që tregojnë pozitën e gruas. E nënshtruar dhe e nëpërkëmbur në martesë

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare. I hartuar në kohën e Skënderbeut, ai rrëfen rregullat e atëhershme të jetesës dhe ligjet që përdoreshin për rregullimin e shoqërisë shqiptare. Ç’thotë Lekë Dukagjini për një nga momentet më të rëndësishme të jetës, siç është martesa? Cili ishte roli i gruas dhe i burrit, të përcaktuar me kanun? Këto dhe pyetje të tjera jepen në këtë material,  duke na dhuruar legjislacionin e administrimit të shoqërisë së atëhershme. Ka shumë diskutime ndër studiues dhe njerëz të thjeshtë,  nëse Lekë Dukagjini e shihte gruan të nënshtruar. Lekë Dukagjini thotë: Gruaja duhet me i rrogue pa zhibla burrit, me i ndejtë nën sundim, m’u përgjigj detyrve të kunorës. Thënie që nuk tregojnë gjë tjetër veç pozitën e nënshtruar të gruas në shoqërinë e atëhershme. Ja ç’shkruhet:
M A R T E S A
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.
M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per
krah të punve, sa per të shtuem të fmive.
Mëndyrat e Martesës.
  1. a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
  2. b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
  3. c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
  4. d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.
Tagri i djalit.
‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
  1. a) me mendue per martesë të vet;
  2. b) me shenjue shkuesin
  3. c) m’u perzie në fejesë të vet;
  4. d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.
Tagri vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në
dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
  1. a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
  2. b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
  3. c) as në këpucë as në petka.
Detyrët e burrit e të grues.
 Detyrët e burrit ndaj gruen.
Burri a’në detyrë:
  1. a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
  2. b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.
Detyrët e grues ndaj burrin.
Grueja a’në detyrë:
  1. a) me i a ruejtë nderen burrit;
  2. b) me i rrogue pa zhibla;
  3. c) me i ndejë nen sundim;
  4. d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
  5. e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
  6. f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
  7. g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.
Tagri i burrit të vejë.
Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të
Shqypnisë s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter
qi të flasë per te perkah martesa).
Tagri i grues së vejë.
‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
  1. a) me folë vetë kah martesa;
  2. b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
  3. c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.
 Të ndaluemt e martesës në Kanun.
Në fejesë varzash do të shikjohet:
  1. a) Të mos jetë gjak e gjini;
  2. b) Të mos jetë të njij fisit;
  3. c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
  4. d) Të mos të jetë grueja e lshume;
  5. e) Të mos të ketë kumari:
1) në të peshuem në derë të Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në
katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon
qi edhe shpin i a djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per
me çue shejin në natë të dame.
Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin,
flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin.
Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si
paret, si shejin.
“ Nuse pa shkuesi s’bahet”.
Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht
– me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.
Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.
Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.
Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo
s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.
Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan
la per at vajzë.
Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e
dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si
djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky,
se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e
pengueme.
Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me
dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.
Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka
xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të
prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook