“Më gjeti belaja me fqinjin”, më thotë një mik. “I lë plehrat para derës për orë të tëra. Ka edhe fëmijë të vogël dhe gjysmat janë me pelena të përdorur. O Zot, ç’ajër bëhet në kat!”
“Po pse nuk i thua o burrë?”, i kthehem. “Ç’është kjo punë kështu?”
“I lashë një shënim me letër”, vazhdoi, me “të lutem mos i lër këtu, po as nuk e vuri ujin në zjarr. Mbahen dhe për njerëz të arsimuar.
E di ç’i bëra një ditë?”
“Hë”, i them me kureshti. “Ia kapa ato qeset dhe ia vara tek doreza e derës.”
“Sa mirë ia ke bërë”, i them, “po hë, u kthjellua?!”
Miku im mori fryme thellë.
“Nga ajo ditë”, tha, “komshiu nuk i lë më qeskat në tokë, por varur tek doreza. Eshtë zverdhur pragu i mermetë nga pikat që kullojnë…”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu