Lidhu me ne

Aktualitet

Aritmetika që duam  

Kryeministri Edi Rama postoi këtë llogari të cilës i vë etiketat që dëshiron.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.107374215…

Por secili ka faturën në shtëpi dhe e di mirë shpenzimin. Ata që konsumonin deri në 300 kw kanë paguar me çmim tjetër, më të ulët. Mesatarizimi i përgjithshëm që evidenton këtu z. Rama nuk vlen aspak për llogaritë e një familjeje normale në Shqipëri, por i vlen një bilanci më të mirë ndoshta të qeverisë. Apo edhe familjeve me konsum të lartë energjie. Për një familje ishte shumë mirë çmimi 7.7 lekë për fashën 300 kw. E njëjta logjikë është sot në veprim edhe për TVSh-në e biznesit të vogël: qeveria bën hesapet e veta dhe i del më mirë që të mbyllë një vrimë abuzimi. Por kjo është një tjetër gjë dhe krejt tjetër t’i mbushësh mendjen sipërmarrësit të vogël se ndryshimi nuk shton kostot.
Argumenti se kjo bëhet për të shmangur abuzimet sërish mund të qëndrojë por nuk ka ndikim në aspektin e kostove të ulura për familjet. Kjo është një qasje që nuk është harmonizuar me interesin imediat të qytetarëve, edhe pse në një plan më afatgjatë mund të ketë efekte pozitive. Fakti që kryeministri kërkon të imponojë logjikën se çmimi i energjisë është ulur, thjesht provon se politikat që prekin kategori sociale, kanë kosto që nuk mund të fshihen. Kazan apo jo kazan, secili e bën vetë llogarinë dhe i numëron mirë lekët kur i nxjerr nga xhepi. Për këtë nuk duhet as media dhe as qeveria.
Qytetarët mund të pyesin p.sh për TVSH-në 6% që mund të kompensonte këtë efekt, por ja që nuk pyesin dhe me këtë rast mundet që një ditë të bukur të jenë zgjuar në mëngjes me idenë se edhe po pagove një çikë më shumë në fund të muajit, nuk është aq keq sa e bën media. Mjafton të adoptosh aritmetikën e duhur, apo aritmetikën që duam./Respublica.al

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar7 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore7 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook