Lidhur me masën e përfitimit të këtij shpërblimi, ekspertët e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se: “Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 për qind të pagës minimale mujore, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në momentin e lindjes së të drejtës për të përfituar”.
Po sipas ekspertëve të sigurimeve shoqërore, shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.
Dosja e dokumenteve që duhet të dorëzoni për të përfituar këtë shpërblim duhet të përfshijë: “Certifikatën e lindjes së fëmijës, librezën e periudhës kontributive, si dhe vërtetimin e vjetërsisë në punë dhe derdhjet kontributive”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu