Lidhu me ne

Aktualitet

Pse Top Channel ka nisur kritikat ndaj qeverisë?

Analiza/ Pse Top Channel ka nisur kritikat ndaj qeverisë?
Tashmë askush nuk mund ta flasë më për rastësi. U bë hera e katërt që në 5 ditët e fundit televizioni më i madh në vend, Top Channel ka prishur traditën e krefjeve ndaj qeverisë dhe shton dozën e kritikave ndaj saj. Në lajmet e sotme binte në sy një kronikë e ashpër për marëdhëniet e Ramës me mediat. Duke u nisur nga konferenca e sotme e BE, ku merrte pjesë edhe komisioneri Han, Topi theksonte se Hanit iu fshehën disa të vërteta nga raporti i kryeministrit me gazetarët.
Duke u nisur nga debatet e fundit në kronikën e topit nënvizohej se kryeministri “kur i bëhen pyetje, s’mund t’u përgjigjet me fyerje, të pranojë se nuk ka pyetje, por vetëm përgjigje të këqija.
Kryeministri e di mirë se fyerja nuk mund të jetë më vepër penale, pavarësisht se ai kërkon kthimin e saj si të tillë, sepse këtë e pengon pikërisht Komisioni Europian.
Kryeministri duhet të pranojë se ai dhe jo mediat, paguhet me taksat e shqiptarëve dhe se misioni i tyre është pikërisht të ruajnë sesi këto taksat përdoren, apo shpërdoren.
Kryeministri e di, ashtu si edhe ata përpara tij, se lajmësi nuk goditet dhe këtë e thotë jo vetëm BE, por edhe kanuni qindra vite më parë dhe nëse qeveria i bën mirë detyrat e shtëpisë, edhe për lirinë e shprehjes, atëherë po, le të shohim se ku janë edhe problemet tona.
Por siç thoshte Ronald Reagan; “Problemi gjithmonë është Qeveria”
Nëse shihej emri i gazetarit që e kishte bërë këtë lajm të ndërthurur me koment, gjithçka mund të ngjante edhe si rastësi. Endri Xhafo i sapo ka kaluar në Top, ruan ende nervin dhe sensin kritik të mprehur në ABC.
Por, dyshimi është se kemi të bëjmë më shumë sesa me kaq. Kritikat në Top po bëhen të përditshme (shiko lajmet e renditura poshtë/Lapsi.al).
Pesë ditë më parë u trasmetua për herë të parë një kronikë kritike që akuzonte policinë për fshehjen e provave për kapjen e biznesmenit Sota me 863 mijë euro.
Të martën në 7 nëntor, në një kronikë tjetër u akuzua PS se me mënyrën sip o sillej me rastin tahiri po shkonte drejt një fajësie kolektive. Të mërkurën në 8 nëntor u denoncua heshtja e Tahirit dhe PS për rastin Sota.
Pra, përditë e më shumë po bëhte e qartë një tendencë kritike e Top Channel. Pyetja është përse dhe nga buron ky ndryshim linje.
Zëra brenda këtij institucioni flasin se më shumë sesa një qasje parimore, kjo ashpërsi e Top Chanel, vjen nga marëdhënia e e konkurentit direkt TV Klanit me Ramën që ka ardhur duke u forcuar. “Në Top e dinë se sa më në hall të jetë Rama, aq më shumë i oftohet Tv Klan për shërbime, në këmbim të favoreve që mer nga qeverisja” tha një burim i këtij televizioni për Lapsi.al.
Dhe ky ndryshim i ri dyshohet se e ka bërë të xhindoset presidenten e Topit Vjollca Hoxha. “Ajo e di që ndërsa qeveria shpërndan leje grataçielash dhe dhjetra miliona nga projekti 1 miliard euro, për konkurentët e saj direktë, atë mundohet ta gënjejë me leje taksish dhe kjoskash” tha burimi që shtoi se ajo që e ka bërë znj Hoxha të vërë veton është fakti se ajo ka kuptuar se disa gazetarë të saj kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarët pranë kryeministrit, duke bërë lojë të dyfishtë.
Dhe kjo ndoshta e ka bërë atë të marrë vendim për ashpërsim të linjës.
Por, pavarësisht nga kjo hipotezë, një gjë është e qartë: në Top ka një ndryshim kursi. /Lapsi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet3 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar8 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore8 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook