Në Amerikë, një person konsumon mesatarisht 1892 litra pije të gazuara çdo vit.
Por konsumimi i tyre për metabolizmin e njeriut konsiderohet i dëmshëm.
Sheqeri – Kompanitë e prodhimit të pijeve me gaz janë përdorueset më të mëdha të sheqerit. Vetëm një kanaçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët shkakton reaksion të insulinës në trup. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit.
Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.
Ëmbëlsuesit artificial – Në pijet dietike, përdoret edhe një lëndë tjetër, aspartama, e cila është gjetur përgjegjëse për sklerozën, tumore të trurit dhe çrregullime emocionale. Aspartama kthehet në methanol kur është në temperaturë të lartë dhe metanoli shpërbëhet në methanol të oksiduar dhe në acid formik. Ajo rrit rrezikun e sindromës metabolike, që shkakton dhjam në zonën e barkut dhe tension të lartë.
Kafeina – pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë në sasi të tilla, që për shumë njerëz shkakton deformime të gjoksit, dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, fluoruri dhe grimca metalesh.
Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin; për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.
Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat. Këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht. Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e mërkurit, i cili shkakton shumë probleme në organizëm.
Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije pas një kohe të gjatë përdorimi mund të shkaktojnë dehidratim kronik.
I dëmshëm për dhëmbët – Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishërat e dhëmbëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu