Lidhu me ne

Temporal

Ç’na solli kjo “Demokracia”?

Ç’na solli kjo “Demokracia”?Adem Harxhi
Na ekspozoi në kaq shumë drama njerëzore, sa na mpiu. Ajo mpiu  dhimbjet tona dhe na bëri të mos ndjejmë dhimbje as për të tjerët. Ne jetojmë, tamam, si në një familje emocionalisht të shkatërruar, ku nuk njeh i pari të dytin dhe askush nuk interesohet për tjetrin. Në këtë shoqëri pa rregulla dhe plot drama, ne u mpimë që të mos ndjejmë dhimbjet e këtij tranzicioni pa fund.  Ne jemi të mpirë deri në atë shkallë, sa  emocionet e ditës nuk janë të afta të na “shkundin” e të ndjehemi të gjallë.
Jemi kthyer në një komb sehirxhinjsh, që shohim ngado violencë fizike dhe emocionale. Kënaqemi kur i shohim të tjerët të shqetësuar emocionalisht. Në këto vite tranzicioni, kemi moralizuar pa fund për vlerat, por në të vërtetë, jemi adiktuar deri në shok.
Kjo që sapo thashë, gjen shprehjen e saj më të spikatur në obsesionin e paparë për seksin, që vihet re në shoqërinë tonë. Seksi tërheq vëmendjen si asgjë tjetër. Ai është në kapakët e revistave, në showt televizivë, në numrin e madh të librave për seksin që botohen, në prostitucionin e rrugës dhe atë elitar. Shpërfaqja seksuale, gjithnjë në rritje, nga radiot, televizionet dhe librat, është reflektim i frustrimit që vjen nga humbja e çiltërsisë. Nuk ka më të vërteta as në politikë, as në art, as në fe, as në sport,  madje, as edhe në marrëdhëniet njerëzore. Ne nuk besojmë më. Midis gjithë gënjeshtrave që na rrethojnë, kërkojmë kot diçka të vërtetë. Por nuk ka. Ashtu si seksi përmes të pavërtetave është bërë diçka themelore, edhe gjuha eksplicite seksuale, është bërë shkatërruese e gjithçkaje. Nëpër rrugët e qyteteve, me zë të lartë dëgjon, ngado, fjalët më të pista. Kjo e folme është bërë bazike, primitive dhe genuine. “Vrima”, ”i madh apo i vogël”, “orgasma”, ” a vesh ti vajzw brekw?”, e fjalë të tjera si këto, përdoren me vend e pa vend. Ato i ndesh kudo.
Ne si komb jemi vërtet të mpirë. Jemi në gjendjen e shokut psikologjik dhe shfaqim të gjitha simptomat e stresit post-traumatik. Ne jemi të dërmuar, nga që kemi humbur, njëherazi, shumë gjëra.

Dr.Adem Harxhi

Ne kemi humbur besimin në të ardhmen
Ne nuk i llogarisim gjërat që më parë i llogarisnim. Ne nuk jemi të sigurtë, se po të punojmë fort gjatë gjithë jetës, do të arrijmë sigurinë financiare që duam. Ne nuk jemi të sigurtë, se po të punojmë mirë nuk do të flakemi nga vendi i punës në këtë ekonomi të amullt. Ne nuk jemi të sigurtë se edhe pasi  të shkollohemi mirë, do ta gjejmë dot një vend pune.  Ne nuk jemi të sigurtë se do të shpërblehemi, po qe se lozim sipas rregullave. Ne kemi humbur vetveten, që ishte gjithçka që të rinjtë shpresonin.  Shumica nga ne, nuk besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ne nuk besojmë se fëmijët tanë do të jenë më mirë nga ç’jemi ne. Ne nuk besojmë se konditat sociale do të përmirësohen, madje, besojmë se do të keqësohen. Edhe më idealistët nga ne, tani, janë stepur dhe nuk kanë më shpresë. Ata që gjejnë mundësitë largohen nga vendi, ata janë mjekë, inxhinierë, artiste dhe ata janë me qindra mijëra. Ata ikin sepse e ndjejnë, që njeriu i ndershëm nuk i reziston dot korrupsionit, krimit, drogës, papunësisë dhe joshjes drejt së keqes, në Shqipërinë tonë të vogël.
Ne kemi humbur sigurinë
Njerëzit, nga frika që të mos bëhen pjesë e statistikave të krimit, nuk ndjehen të sigurtë të dalin jashtë natën. Kjo frikë nuk është vetëm në qytetet kryesore, por edhe  në zonat rurale. Ne kemi frikë se na rrëmbejnë makinën. Beqarët kanë frikë të bëjnë seks nga frika se mos mashtrohen dhe u ngec “dashnorja” në derë. Nuk ndjehemi të sigurtë të dërgojmë fëmijët në shkollë, nga frika se mund të qëllohen me plumba, se mund të abuzohen, ose të jenë objekt për  akte të tjera violence. Ne nuk ndjehemi të sigurtë t’i çojmë fëmijët në çerdhe sepse do t’i ngacmojnë seksualisht. Ne nuk ndjehemi të sigurtë t’i lëmë fëmijët të lozin me biçikleta e të shkojnë tek ndonjë shok, sepse mund t’i rrëmbejnë. Ne, madje, nuk ndjehemi të sigurtë as në shtëpitë tona.
Ne kemi humbur lirinë
Nga që humbëm sigurinë, ne humbën mënyrën për të shpëtuar nga stresi dhe ankthi i jetës së përditshme. Dihet, se për t’u çliruar nga tensioni i jetës së përditshme dhe për  të gëzuar  jetën për një ose dy orë, është mirë që të shëtisësh natën jashtë, të ngasësh makinën, të bësh seks i sigurtë dhe të sigurtë. Por, tani, edhe këto aktivitete janë bërë të rrezikshme dhe na duhet të mendojmë mirë, përpara se t’i kryejmë. Ne ndjehemi të kapur. Ne jemi të burgosur në shtëpitë tona.
Kemi humbur privacinë psikike
Kufitë e vjetër që ndanin jetët tona nga bota jashtë nesh, tani, janë të sulmuara. Teknologjia e satelitëve, vërtet, ka bërë shumë të mira, por ajo na ka ekspozuar në të gjitha tragjeditë dhe turbullirat e këtij fshati të vogël global.  Është e vështirë të “mos dëgjosh  e të mos shikosh”, çfarë ndodh rreth nesh edhe kur nuk e duam këtë. Dhe fraza, “mua nuk më gjejnw dot të këqiat”, është zhdukur nga fjalori ynë, për sa kohë që celularët dhe interneti na gjen kudo që të jemi futur.
Kemi humbur distancën mbrojtëse nga “armiku”
Që nga kohët që s’mbahen mend, ne e kemi ditur kush kanë qenë armiqtë tanë. Ata kanë qenë të ndryshëm në kohë të ndryshme. Herë kanë qenë turqit, herë grekët, herë gjermanët, italianët, Amerikanët, rusët, serbët e tj. Por.., këto vende dhe këta popuj ishin larg, gjithnjë larg nesh. Me mbarimin e luftës së ftohtë, me rënien e komunizmit dhe me vendosjen e kësaj lloj demokracie, këta armiq të largët nuk janë më armiq për ne, shumë prej tyre janë miqtë tanë.  Tani, rreziku për shtëpinë tonë, për pasurinë dhe për familjen tonë nuk na vjen nga jashtë kufijve, por nga brenda.  Personi me armë që na kërcënon, nuk është diku nëpër botë, ai është këtu, ai është burri që vret gruan me sqepar kokës, ose e flak atë nga dritaria.  Është djali që vret nënën dhe babanë. Është babai që vret ose përdhunon vajzën e tij. Ështw fqinji ynë.  Armiku është njëri nga ne.
Ne u vramë fëmijve fëmijërinë
Në këto kohë sfidash, kur ne  të rriturit tregojmë shenja të ankthit dhe dëshpërimit në nivelin më të lartë, dhëntë “Zoti”, të na shpëtojnë fëmijët, që janë duke u rritur shpejt, por, gjithashtu, të frikësuar. Kur isha nxënës në shkollë shqetësimi im më i madh ishte nëse do më zgjidhnin në skuadrën e futbollit të klasës, ose a do të më merrnin shokët në shoqërinë dhe festat  e tyre. Ndërsa, tani, fëmijët kanë frikë mos i vrasin. Gjashtë vjeçarët e sotëm shikojnë se si i vrasin dhe i dhunojnë fëmijët e moshës së tyre. Nxënësit më të rritur kalojnë në detektorët metalikë, se mos njëri prej tyre mban ndonjë armë. Nëpër kompeticionet televizive, midis të tjerave, fëmijëve u shkon mendja, që ashtu si edhe prindërit, të korruptojnë juritë.  Fëmijëria nuk është më ajo që duhet të ishte, ajo ka humbur pafajësinë dhe në këtë mënyrë, ajo nuk është më fëmijëri.
Fëmijët dhe nipërit tanë  e dinë se çfarë ndodh tek ne. Ata mund të jenë edhe më të ndershëm nga ne të rriturit, kur  bëhet fjalë për ndjenjat. Në një anketim botëror, me fëmijë të moshës dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç, të zgjedhur nga të gjitha nivelet ekonomike, rezultoi:
56% i tremben violencës nga një anëtar tjetër i familjes.
53%  i tremben faktit se një i rritur i familjes do të humbasë punën
61%  shqetësohen se nuk do të jenë të aftë të gjejnë një punë kur do të rriten.
Vetëm një e treta e tyre tha se, ata do të jenë financiarisht  më të suksesshëm se prindërit.
47% tremben se nuk do të kenë shtëpi.
49% shqetësohen se nuk do të kenë mjaft para.
Vetëm 31%  e tyre në qytete dhe 47% në zonat rurale, ndjehen të sigurtë gjatë natës.
Njëri në gjashtë prej tyre, ka parë ose ka njohur dikë që e kanë vrarë.
Nuk kam parë statistikë si kjo në Shqipëri, ndonëse, sociologë e psikologë, inondojnë e aktrojnë vazhdimisht nëpër ekranet vezullues. Pas këtyre statistikave ulëritëse, unë pyes: A është kjo fëmijëri?
Të gjitha këto që thashë janë në vetvete humbje të mëdha dhe të gjitha të marra bashkë,  na kanë shkatërruar psikologjikisht. Si të gjitha humbjet, edhe këto, na kanë shkaktuar emocione negative të forta, siç janë ndjenja e zemërimit dhe e pafuqisë.
Ne jemi të egërsuar, sepse jemi të tej stimuluar.
Ne jemi të egërsuar, sepse pritnim që gjërat të ishin më mirë dhe ato u bënë më keq.
Ne jemi të egërsuar, sepse punuam fort që t’i bënim gjërat mirë dhe dikush i ndryshoi rregullat pa na pyetur fare.
Ne jemi të egërsuar, sepse ndjehemi të pafuqishëm të mbrojmë veten dhe ata që i duam nga rreziqet.
Kjo është kohë krizash dhe siç ndodh në këto kohë, ata që dëmtohen të parët janë elementët më të dobët të shoqërisë. Epidemia e dhunës, është shprehje e dobësisë së atyre që janë të pafuqishëm të fillojnë një mënyrë të re jetese, ndërsa, aktet violente rastësore ndodhin nga tërbimi i atyre që i kryejnë këto krime. Të gjithë jemi viktima të kohës, por disa nga ne, ata që kjo kohë i zuri në disavantazh, pa dyshim, do të zhyten më shpejt dhe më thellë se të tjerët.
Dr. Adem Harxhi, New York   
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook