Nga Charles Bukowski

Prindërit e mi ishin gjithmonë prapa
Për të pyetur
Natyrisht mua nuk më interesonte fare
Se çdo do të thoshin fqinjët
Më dhimseshin fqinjët
Burracakë
që përgjonin prapa
perdeve
Krejt lagjja përgjonte vetveten
Pas shpine
Dhe në vitet tridhjetë nuk kishte shumë
Për të parë
Me përjashtimin tim që kthehesha i dehur në shtëpi
Natën vonë
“ti do të arrish të vrasësh nënën tënde”
thoshte babai
“përveç kësaj çfarë do të thonë
fqinjët?”