Lidhu me ne

Kryesore

Kemioterapia, çfarë është dhe si zhvillohet!

Kemioterapia, çfarë është dhe si zhvillohet!

Në Repartin e Kemioterapisë në spitalin Onkologjik në QSUT, pacienti vjen pasi rasti është analizuar në stafin multidisiplinar të këtij shërbimi dhe i është vendosur diagnoza. Prof. Ass, Dhurata Tarifa, mjeke onkologe në QSUT, thekson se sa më herët të kapet sëmundja, aq më herët fillon edhe kurimi. Sipas saj, pas ciklit të tretë të trajtimit me kemioterapi, bëhet edhe rivlerësimi i gjendjes shëndetësore të pacientes me qëllim për të vendosur nëse do të vazhdohet më tej me këtë skemë mjekimi, apo duhet ndryshuar. Në vijim mjekja Tarifa tregon hapat që ndiqen për zhvillimin e kemioterapisë dhe kujdesin që duhet të ndjekin pacientët e prekur nga kanceri.

Çfarë është kemioterpia?
Kemioterapia është trajtim medikamentoz sistemik i kancerit që ka për qëllim të eleminojë qelizat kanceroze që qarkullojnë me anë të gjakut, të reduktojë dimensionin e tumorit para interventit kirurgjikal, të mjekojë një kancer të avancuar, si dhe të qetësojë simptomat e një kanceri të caktuar. Përpara fillimit të trajtimit me kemioterapi, pacientja, sipas diagnozës që ka, merr një informacion të detajuar rreth trajtimit të cilit do t’i nënshtrohet.

Duhet theksuar se trajtimi i specializuar kërkon një bashkëpunim shumë të ngushtë me pacienten, pasi ai ndryshon sipas rastit. Mjeku i bën të qartë pacientes efektet anësore të mundshme të terapisë të cilat mund të evidentohen ose jo, gjatë trajtimit por pacientja duhet t’i dijë. Gjithashtu sipas rastit të pacientes, mjeku rekomandon edhe dietat që duhet të ndjekë pacientja, kryesisht pas marrjes së trajtimit. Përpara marrjes së trajtimit të çdo forme, pacienti pajiset me ekzaminimet e gjakut dhe ato imazherike (mamografi, rezonancë magnetike, etj) të nevojshme sipas këshillimit të mjekut specialist.

Sa është kohëzgjatja e Kemioterapisë?
Koha e marrjes së një seance kemioterapie është e ndryshme, në varësi të skemave dhe varion nga 1 orë deri 48 orë. Ndërkohë edhe intervali i marrjes së terapisë varion nga 1 javë në 28 ditë edhe kjo në varësi të skemave të ndryshme në tumore të ndryshëm. Kohëzgjatja e këtij trajtimi mund të jetë përgjithësisht nga 4 deri në 6 muaj, periudhë gjatë të cilës kryhen nga 3-4 deri në 6-8 cikle trajtimi. Gjithsesi, trajtimi mund të ndryshojë në varësi të diagnozës, pacientit dhe llojit të mjekimit individual.

Si kryhet Kemioterapia dhe a shkakton efekte anësore?
Kemioterapia merret me rrugë të ndryshme si: rruga orale, intramuskulare, intravenoze apo intrakavitare në hapësirat e trupit siç është ajo e barkut. Efektet anësore të saj grupohen në efekte anësore të përgjithshme dhe specifike. Ndër efektet anësore të përgjitshme, të cilat ndodhin pothuajse në të gjithë pacientet janë: të përzierat, të vjellat, rënia e flokëve, dëmtimi i palcës së kuqe të kockave etj. Ndërkohë efektet anësore janë specifike, në varësi të organeve dhe sistemeve që ato kanë topizëm të dëmtojnë. Përpara fillimit të trajtimit, pacientja informohet nga mjeku specialist kemioterapeut për efektet e mundshme të pritshme ose jo, që mund të ndodhin pas marrjes së trajtimit, në të gjitha format e aplikimit.

Çfarë këshillohet për pacientet ?

Sa i takon këshillave, ato i rekomandohen pacientit nga mjeku specialist dhe duhet të themi se  janë specifike në paciente të ndryshëm dhe varen nga dy faktorë shumë të rëndësishëm që janë: lloji i skemës së mjekimit që mund të jetë e thjeshtë , e moderuar, apo e vështirë, si dhe performanca e pacientes gjatë dhe pas mjekimit, pra si reagon pacientja ndaj terapisë.Konkretisht mjeku e udhëzon pacienten për kujdesin në dietë që ajo duhet të ketë apo aktivitetin fizike që duhet të kryejë gjatë ditëve të pushimit, si edhe gjatë ditëve të terapisë dhe më pas. Këto këshilla janë të ndryshme në pacientë të ndryshëm. Pacientet që kanë performacë shumë të mira mund të vazhdojnë të bëjnë një jetë normale, të ushqehen dhe të kryejnë aktivitet fizik si çdo njeri tjetër.

Ndërkohë gjatë ditëve të terapisë pacientet këshillohen të konsumojnë sa më shumë lëngje, të ushqehen me një dietë me sa më pak, apo pa yndyra shtazore, por të pasur me perime dhe frutat e stinës si dhe të kryejnë një aktivitet normal. Pacientet me një performancë jo të mirë duhet të këshillohen vazhdimisht me doktorin e tyre pasi këshillat janë shumë specifike dhe të ndikuara nga shumë faktorë, në varësi të mjekimit që marrin një pjesë e pacienteve këshillohen mos të ekspozohen ndaj të ftohtit apo diellit, pasi ky i fundit mund të krijohen komplikacione në lëkurë.

Pacientet që shfaqin probleme me veshkat, gjatë terapisë, këshillohen të konsumojnë sa më shumë lëngje. Pacientet me performancë jo të mirë nuk duhet të sforcohen fizikisht si dhe të duhet të ndjekin një dietë të shëndetshme, siç u fol më sipër.

Ecuria e kontrolleve
Edhe gjatë kryerjes së kemioterapisë është e nevojshme bërja e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Konkretisht midis dy cikleve kemioterapi bëhen ekzaminimet laboratorike, pra një analizë gjaku e thjeshtë, pasi ndodh një ulje e rruazave të bardha të gjakut. Ndërkohë pasi disa ciklesh, në varësi të skemës së mjekimit të pacientes, bëhen ekzaminimet vlerësuese të sëmundjes që janë markusët tumoral dhe ekzaminimet imazherike, sipas rastit. Pasi përfundon gjithë protokolli i terapisë, pacientja kontrollohet gjatë vitit të parë dhe të dytë pas terapisë, çdo 3-4 muaj. Gjatë vitit të tretë dhe të katërt kontrollet bëhen çdo 6 muaj dhe pas vitit të pestë, një herë në vit. Gjatë kontrolleve pacientja duhet të bëjë analiza gjaku, eko, mamografi apo rezonancë, sipas protokollit mjekësor që i kërkon mjeku kurues.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix4 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix4 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix4 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar4 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet4 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore4 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook