Lidhu me ne

Kryesore

INSTAT konfirmon: Të pasurit po bëhen më të pasur, të varfrit akoma më të varfër

INSTAT konfirmon: Të pasurit po bëhen më të pasur, të varfrit akoma më të varfërRritja e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve, është një fenomen që po thellohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Kjo është raportuar prej kohësh nga institucione të ndryshme financiare  ndërkombëtare, por së fundi është dhe Instituti i Statistikave që e pohon një fakt të tillë.
Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, tregon pikërisht këtë tendencë ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.
Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj.
Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10% të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90% tjetër më të varfër.
Konsumi për frymë, i 90% të familjeve me shpenzimet më të ulëta është mesatarisht 18.119 Lekë në muaj, ndërsa 10 % i familjeve me shpenzimet më të larta, është  mesatarisht 62.562 Lekë në muaj për frymë.
Raporti i 10/90 është 3,5 herë më i madh në favor të 10% të familjeve. Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6 %) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90 përqindëshit tjetër (0,6 %) në krahasim me 2015”, pohon INSTAT.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Lulzim Basha fotografohet si turist në Washington

Lulzim Basha Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është fotografuar ditën e djeshme përtej oqeanit Atlantik. Basha është parë në...

Radar7 orë më herët

Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

Nga Kreshnik Spahiu Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës?Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi...

Mix13 orë më herët

Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

Virgjëresha Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për...

Aktualitet13 orë më herët

Nga Shqipëria, në Maqedoni e Rumani, si Soros shtriu tentakulat në Ballkan përmes USAID!

Shkruar nga Mia CathelGeorge Soros Mediat amerikane vijojnë të nxjerrin fakte mbi shpërdorimin e fondeve të USAID. “Townhall” shkruan se falë...

Radar13 orë më herët

VIDEO/ A fitohen zgjedhjet me barcaleta demode ?!

Klevis Balliu është një nga drejtuesit e Partisë Demokratike prej disa kohësh. Dhe, nëse në 11 maj ndodh ndonjë mrekulli...

Radar13 orë më herët

Ilir Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e Sali Berishës me...

Mix15 orë më herët

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare këngëtarja e “Killing Me Softly”, Roberta Flack

Këngëtarja R&B, Roberta Flack, e njohur më së shumti për hitet “The First Time Ever i Saw Your Face” dhe...

Radar1 ditë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix1 ditë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore1 ditë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Facebook