FOTO: Bunkerët e Shqipërisë në National Geographic
Bunkerët e Shqipërisë kanë qenë në fokus të National Geographic në seksionin “Travel” të tij.
Dikur, thotë shkrimi këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim.
“Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit.
Shembuj të tillë gjenden kudo në vend.
Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma.
Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu