“Ne konstatojmë që në këtë skemë kanë deportuar edhe persona që nuk kanë lidhje me raportimin dhe gazetarinë. Kemi ish policë që kanë mundësi dhe kanë krijuar grupet e online-it të tyre”, – tha Çipa.
Nga ana tjetër analisti Mark Marku u shpreh se do të jetë publiku që do të shërbejë si filtër për ecurinë e këtyre portaleve.
“Do të shkohet drejt vetrregullimi sepse vetë publiku do t’i asgjesoje këto media amatoreske dje do të kërkojë lajme që të jenë të verifikuara”,- u shpreh Marku.
Sa i përket cilësisë së raportimit, të dy analistët pranojnë se media përballet me problem.
Por Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, e lidh këtë edhe me kushtet në të cilat punojnë gazetarët.
“Çfarë cilësie mund t’i kërkosh një gazetari që ka 4 muaj që nuk merr pagën”, – tha Çipa duke ju referuar rasteve të mediave që nuk paguajnë gazetarët dhe nuk respektojnë kodin e punës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu