Lidhu me ne

Aktualitet

Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri

Përkundër performancës së ekonomisë në Shqipëri, varfëria ka mbetur e lartë dhe të ardhurat për frymë për gjysmën e popullsisë nuk e kalojnë shifrën 5 dollarë në ditë.
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, mbi 181 mijë persona në Shqipëri jetojnë me 3 dollarë në ditë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë janë poshtë këtij kufiri, në kushtet e varfërisë ekstreme me vetëm 1.9 dollarë në ditë.
Banka Botërore vlerëson se varfëria e moderuar, që nënkupton një matje të nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në Shqipëri. Sipas raportit, 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona i plotësojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.
Banka konstaton se megjithëse varfëria në Shqipëri ka ardhur në ulje, krahasuar me vendet e rajonit, treguesit në këtë drejtim janë të dobët. Në raport theksohet se rënia e varfërisë ka qenë më e shpejtë në shtresën e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë, ndërsa në grupin që jeton në varfëri ekstreme, rënia ka qenë më e ngurtë.
Në këto kushte, Banka Botërore i rekomandon qeverisë që të ketë në vëmendje rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që janë dy faktorët kryesore për uljen e varfërisë. Banka vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% përgjatë dy viteve në vazhdim.
Por në të ardhmen, Banka Botërore sheh me risk eksportet e Shqipërisë dhe flukset e investimeve të huaja, duke i përkthyer më tej në të ardhura më të ulëta tatimore, më pak investime publike dhe për rrjedhojë me një rritje më të ulët ekonomike. Sipas Bankës Botërore, për të siguruar stabilitetin makroekonomik, vendit i nevojiten më shumë reforma strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet15 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar16 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar20 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore20 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook