Lidhu me ne

Temporal

15 parashikimet e sakta të Bill Gates për teknologjinë

Pronari i Microsoft, Bill Gates, në vitin 1999 ka bërë disa parashikime se si do të zhvillohet teknologjia në të ardhmen. Të gjitha parashikimet e Bill Gates, tani janë realitet.
Nr. 1: Faqet e krahasimit të çmimeve.
Parashikimi i Gates: “Do të zhvillohen shërbime të automatizuara të krahasimit të çmimeve, duke i lejuar njerëzit të shohin çmime nëpër faqet e shumta të internetit, duke e bërë të lehtë për të gjetur produktin më të lirë për të gjitha industritë”.
Ajo që shohim sot: Ju mund të kërkoni me lehtësi një produkt në Google ose Amazon dhe të merrni çmime të ndryshme. Vende si NexTag dhe PriceGrabber janë ndërtuar posaçërisht për të krahasuar çmimet.
Nr. 2: Pajisjet mobile.
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të mbajnë pajisje të vogla që u lejojnë të qëndrojnë vazhdimisht në kontakt dhe të bëjnë biznes elektronik, kudo që të jenë. Ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë lajmet, të shohin fluturimet që kanë rezervuar, të marrin informacion nga tregjet financiare si dhe të bëjnë pak a shumë, çdo gjë tjetër me këto pajisje “.
Ajo që ne shohim sot: Smartphone dhe tani ora smart bëjnë pikërisht këtë.
Nr. 3: Pagesat e çastit dhe financimi online, dhe kujdes më të mirë shëndetësor përmes internetit.
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të paguajnë faturat e tyre, do të kujdesen për financat e tyre dhe do të komunikojnë me mjekët e tyre në internet”.
Ajo që ne shohim sot: Teknologjia nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë kujdesin shëndetësor, në atë mënyrë se si Uber ndryshoi transportin, por faqet si ZocDoc synojnë të bëjnë gjetjen më të lehtë të mjekut dhe caktimin e takimeve. Kompani rishtare si “Një Mjek” dhe “Përpara” po përpiqen të ndryshojnë atë që është zyra e mjekut, duke ofruar anëtarësime mujore për kujdesin shëndetësor në internet bzuar tek të dhënat. Ju gjithashtu mund të merrni hua online përmes faqeve si Klubi i Kreditimit dhe lehtësisht të bëni pagesa përmes faqeve dhe aplikacioneve si PayPal dhe Venmo.
Nr. 4: Asistentët personalë dhe interneti i gjërave.
Parashikimi i Gates-it: “Do të zhvillohen shoqërues personal”, të cilët do të lidhin dhe sinkronizojnë të gjitha pajisjet tuaja në një mënyrë të zgjuar, pavarësisht nëse janë në shtëpi ose në zyrë dhe do ju lejojnë të shkëmbeni të dhëna, njoftime, dhe do të paraqesin informacionin që ju nevojitet. Kur shkoni në dyqan, mund t’i tregoni se çfarë recetash doni të përgatisni dhe do të gjenerojë një listë përbërësish që ju duhet të merrni. Kjo do të informojë të gjitha pajisjet që ju përdorni, për blerjet dhe orarin tuaj, duke u lejuar atyre të përshtaten automatikisht me atë që po bëni”.
Ajo që ne shohim sot: Google Now, një asistent i zgjuar që përdoret në pajisjet mobile, po fillon të shkojë në këtë drejtim. Ndërkohë, pajisjet e zgjuara si Nest mbledhin të dhëna për rutinën e përditshme dhe rregullojnë automatikisht temperaturën e shtëpisë tuaj. Ekziston edhe një valë e pajisjeve të kontrolluara me zë, si Echo e Amazon dhe Google Home, që mund t’i kërkoni të lexojë emailin tuaj për ju, ose t’ju orientojë përmes recetave gjatë gatimit.
Nr. 5: Monitorimi online i shtëpisë.
Parashikimi i Gates: “Transmetimet konstante filmike nga shtëpia juaj do të bëhen të zakonshme, dhe do ju informojnë kur dikush viziton shtëpinë, kur nuk jeni aty”.
Ajo që ne shohim sot: Google bleu Dropcam, krijues i një aparati të mbikqyrjes së shtëpisë, për 555 milionë dollarë në vitin 2014. Por ky ishte vetëm fillimi, Ring bën një kamerë të mençur për dyer që mund t’ju lejojë të shihni se kush ndodhet në derën tuaj. Ka edhe kamera si Petcube që ju lejojnë të kontrolloni një lazer, kështu që mund të luani me kafshët tuaja shtëpiake, gjatë kohës që jeni larg.
Nr. 6: Mediat sociale.
Parashikimi i Gates: “Faqet e internetit private për miqtë dhe familjen tuaj do të jenë të zakonshme, duke ju lejuar të bisedoni dhe planifikoni aktivitete”.
Ajo që ne shohim tani: Dy miliardë njerëz tashmë përdorin Facebook për të parë se çfarë bëjnë shokët e tyre dhe të planifikojnë aktivitete. Ka edhe Snapchat, Instagram, dhe Facebook Messenger së bashku me një shpërthim të rrjeteve të tjera sociale më të vogla, më shumë se e përmbushin këtë parashikim.
Nr. 7: Ofertat e automatizuara promovuese.
Parashikimi i Gates: “Programe që e dinë kur e keni rezervuar një udhëtim dhe e përdorin atë informacion për të sugjeruar aktivitete në destinacionin lokal. Do ju sugjerojnë aktivitete, ulje, oferta dhe çmime më të lira për të gjitha gjërat”.
Ajo që ne shohim tani: Faqet e udhëtimit si Expedia dhe Kayak japin oferta bazuar në të dhënat e blerjeve të kaluara të përdoruesit. Google dhe Facebook mund të ofrojnë reklama promovuese bazuar në vendndodhjen dhe interesat e përdoruesit. Airbnb, që u mundëson njerëzve të qëndrojnë në shtëpi më mirë se sa në hotele, ka filluar të ofrojë udhëtime të specializuara në destinacione, kështu që ju mund të jetoni si një vendali.
Nr. 8: Faqet e diskutimeve live të sporteve.
Parashikimi i Gates: “Ndërsa shikoni një garë sportive në televizion, shërbimet do t’ju lejojnë të diskutoni mbi atë që po ndodh dhe të hyni në një garë ku votoni se kush do të fitojë”.
Ajo që ne shohim tani: Një sërë faqesh të mediave sociale e lejojnë këtë, me Twitter që është një lider i qartë, madje duke transmetuar edhe ndeshje. Ju gjithashtu mund të lini komente në kohë reale në aktivitetet sportive.
Nr. 9: Reklamimi i zgjuar.
Parashikimi i Gates: “Pajisjet do të kenë reklama të zgjuara, do të njohin tendencat tuaja të blerjeve dhe do të shfaqin reklama që janë të përshtatura sipas preferencave tuaja”.
Ajo që ne shohim tani: Shikoni reklamat që shihni në Facebook ose Google, shumica e shërbimeve të reklamimit në internet kanë këtë funksion, ku reklamuesit mund të synojnë përdoruesit bazuar në historinë e tyre të klikimeve, interesat dhe modelet e blerjes.
Nr. 10: Lidhje me faqet e internetit gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta në televizion.
Parashikimi i Gates: “Transmetimi televiziv do të përfshijë lidhje me faqet e internetit përkatëse dhe përmbajtje që plotësojnë atë që shikoni”.
Ajo që ne shohim tani: Pothuajse çdo shfaqje këto ditë ka një thirrje që i kërkon shikuesit të shkojë në një faqe interneti, të ndjekë biznesin në Twitter ose të skanojë një kod QR për ta shtuar atë në Snapchat. Është e rrallë të shohësh një transmetim pa një lidhje interneti me një faqe të vetën.
Nr. 11: Bordet e diskutimeve në internet.
Parashikimi i Gates: “Banorët e qyteteve dhe fshatrave do të jenë në gjendje të kenë diskutime të bazuara në internet në lidhje me çështjet që i prekin ato, siç janë politika lokale, planifikimi i qytetit ose siguria”.
Ajo që ne shohim tani: Shumica e faqeve të lajmeve kanë pjesë për komente, ku njerëzit mund të kenë diskutime të gjalla dhe shumë faqe kanë forume ku njerëzit mund të kërkojnë dhe t’i përgjigjen pyetjeve të caktuara. Twitter dhe Facebook luajtën rol në revolucionet politike në Libi, Egjipt dhe Tunizi, si dhe lëvizjen Black Lives Matter në SHBA.
Nr. 12: Faqe online me bazë interesat.
Parashikimi i Gates: “Komunitetet në internet nuk do të ndikohen nga vendndodhja juaj, por nga interesi juaj.”
Ajo që ne shohim tani: Të gjitha llojet e faqeve të lajmeve dhe komuniteteve online përqendrohen në tema të vetme. Shumë faqe lajmesh janë zgjeruar, duke ofruar mbulim më të thellë në një temë të caktuar. Reddit është një shembull i shkëlqyeshëm i një faqeje interneti, që ndahet në nëngrupe, ose “subreddits”, të cilët përqendrohen në interesa, dhe jo në bazë të vendndodhjes apo se kush jeni.
Nr. 13: Programe të menaxhimit të projekteve.
Parashikimi i Gates: “Menaxherët e projekteve që kërkojnë të bëjnë një ekip së bashku do të jenë në gjendje të hyjnë në internet, të përshkruajnë projektin dhe të marrin rekomandime për njerëzit në dispozicion, që do t’u përshtaten kërkesave të tyre”.
Ajo që ne shohim tani: një numër të madh të aplikacioneve, faqe interneti për projekte në hapësirën e ndërmarrjeve po revolucionarizojnë mënyrën se si rekrutoni, formoni skuadrat dhe caktoni punë për të tjerët.
Nr. 14: Rekrutimi online
Parashikimi i Gates: “Njerëzit që kërkojnë punë do të jenë në gjendje të gjejnë mundësi punësimi online duke deklaruar interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre të specializuara”.
Ajo që ne shohim tani: Faqe si LinkedIn lejojnë përdoruesit të ngarkojnë CV-të dhe të gjejnë punë në bazë të interesave dhe nevojave, dhe rekrutuesit mund të kërkojnë në bazë të aftësive të specializuara.
Nr. 15: Programe kompjuterike për komunitetin e biznesit.
Parashikimi i Gates: “Kompanitë do të jenë në gjendje të bëjnë oferta për punë, pavarësisht nëse kërkojnë një projekt ndërtimi, një prodhim filmash apo një fushatë reklamuese. Kjo do të jetë efikase për kompanitë e mëdha që duan të transferojnë punën që ata nuk e bëjnë zakonisht, biznese që kërkojnë klientë të rinj dhe korporata që nuk kanë një ofertë për shërbimin e përmendur”.
Ajo që ne shohim tani: Shumë programe kompjuterike fokusohen në aspektet sociale, kështu që përdoruesit mund të arrijnë tek bizneset e tjera dhe të fillojnë një bisedë që mund të çojë në projekte më të mëdha direkt brenda aplikacioneve të tyre. E ashtuquajtura ekonomia gig, me faqet si Upwork, lejon bizneset e mëdha të lidhen lehtësisht me projektuesit, hartuesit apo inxhinierët e pavarur për të bërë punën që po kërkojnë të transferojnë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix10 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix10 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix10 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar11 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix11 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix11 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix11 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske12 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix12 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook