Lidhu me ne

Aktualitet

Nga vijnë rrobat që shiten në Shqipëri?

Nga vijnë rrobat që shiten në Shqipëri?Kërkesat e konsumatorëve shqiptarë për mallra të veshmbathjes kanë ardhur duke u rritur vit pas viti dhe kjo pasqyrohet edhe në vlerën e rritur të importeve me disa miliarda lekë vit pas viti. Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2017, Shqipëria ka importuar 5.3 miliardë lekë më shumë mallra nga grupi “Tekstile dhe këpucë”.
Në rang kombëtar, një familje shqiptare shpenzon gati 5% të buxhetit të saj për të blerë veshje e këpucë, ndërsa në kryeqytet kjo shifër arrin deri në 6,2% të të ardhurave.
Por nëse në Shqipëri, ushqimet, pijet apo restorantet e hotelet janë më të lira se në Europë, çmimet e veshjeve janë vetëm 4% më të ulëta se mesatarja e BE-së. Kjo mund të shpjegohet edhe me gjeografinë e importeve të këtyre grupmallrave.
Duke analizuar të dhënat e INSTAT, SCAN ka përpiluar këtë grafik ku tregohen sipas peshës në importe, tekstilet e këpucët e importuara nga secili shtet.
Burimi: INSTAT
Si partneri tregtar më i madh i Shqipërisë, Italia renditet e para edhe në këtë listë, duke zënë 50.1% të vlerës së importeve. Tregtia në këtë fushë me shtetin përtej Adriatikut është e favorizuar edhe nga raportet ekzistuese me ndërmarrjet fasone dhe firmat italiane të veshjeve që shesin produkte në Shqipëri.
Në vend të dytë për nga vlera e importeve rendit Turqia, nga ku vlera e mallrave ka pësuar rritje me rreth 1 miliard lekë për këto 9 muaj, krahasuar me vitin e kaluar. Veshjet dhe këpucët turke zënë 18% të tregut të importit, por duke konsideruar se çmimet për artikull janë ndjeshëm më të lira se ato italiane, përqindja reale e tregut për sasi përllogaritet të jetë rreth 20-25%.
Treshen e importeve e mbyll Kina, e cila zë 13% të vlerës së tregtuar. Ashtu si në rastin e Turqisë, çmimet për njësi janë më të lira, ndaj pjesa reale në treg është më e madhe.
Ndërkohë, sa i takon vendeve të tjera për të cilat disponohen të dhëna, Greqia dhe Gjermania zënë përkatësisht 4.6% dhe 3% të vlerës së importuar në “Tekstile dhe këpucë”. Krahasuar me disa vite më parë, mallrat nga Gjermania kanë pësuar një ulje të vogël, pjesë e cila është zënë nga vendi fqinj, Greqia.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet15 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar16 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar20 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore20 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook