Nisesh t’ja ngecësh mëngjesit, por kur bie alarmi çdo gjë mund të mendosh përveç një dushi, dhe thua po e shtyj për në darkë.
Vjen darka dhe mendon të lahesh në mëngjes, e kështu shkon e freskët në punë. Do i japë njeri zgjidhje këtij hallit tonë?
Shelley Carson, pedagoge në Harvard pas një studimi, sugjeron dushin e mëngjesit nëse je i/e stresuar dhe të duhet te jesh kreativ/e në ditën tënde.
E ndërsa dushi i darkës këshillohet kur ke probleme me gjumin, sepse përgjatë një dushi çliron çdo ndjesi negative dhe kështu mund të shtrihesh i/e qetë.
Gjithashtu ky i fundit këshillohet edhe nga dermatologët për një lëkurë të freskët dhe të pastër.
Ose qëndrojini atij studimit njerëzor: Kurdo që të mundeni. Mëngjes ose darkë. Nuk ka shumë rëndësi për sa kohë ndihesh i shëndetshëm dhe higjienik.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu