Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka propozuar Bashkimit Europian të shkurtojë fondet e ndihmës për Turqinë. Sugjerimi vjen pas kritikave të Perëndimit për arrestimet masive që pasuan përpjekjen për grusht shteti një vit më parë. Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Turqia përfiton 4.5 miliardë euro fonde ndihmuese.
Bashkimi Europian po shqyrton shkurtimin e ndihmës që i jep Turqisë, me propozim të kancelares gjermane Angela Merkel. Në samitin e organizuar në Bruksel, Merkel parashtroi këtë çështje duke e lidhur kërkesën e saj me kritikat e Perëndimit ndaj respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.
Turqia gjithashtu merr një tjetër fond nga Bashkimi Europian, për të ndihmuar 3 milionë refugjatë që strehohen atje.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu