Pikërisht këto ditë kur në vend i gjithë opinioni publik po “zjen” mbi debatin e lidhjes së politikës dhe qeverisë me elementë të krimit të organizuar dhe drogës, pasuritë e tyre, paratë që fitojnë politikanët etj., ka edhe një pjesë të cilët vijojnë të pashqetësuar jetën komode në Shqipërinë e kontrasteve të mëdha.
E tillë është edhe familja e një biznesmeni të pasur nga Tirana, i cili pa “ju dridhur qerpiku” ka porositur prej disa muajsh projektin (të cilin tani e ka dorë) të një vile super-luksoze.

Sipas arkitetit që e ka idejuar dhe përshtatur atë nga një model amerikan, vila tashmë ka hyrë në fazën e realizimit dhe punimet do të zgjasin deri verën që vjen.
Por ajo që të bën më tepër përshtypje është fakti që vila është kopio e një modeli vile në Los Angeles, SHBA dhe biznesmenit shqiptar të cilit i ka pëlqyer pa masë modeli, ka këmbëngulur të kopiohet deri në detajet e brendshme modeli që ai ka porositur në Tiranë.
Arkitekti që po punon me projektin dhe zbatimin e ka mbajtur të fshehtë shumën e kësaj vile, pork a thënë se ka kushtuar jo pak…
Po çfarë pune duhet të bësh në Shqipëri dhe sa para duhet të fitosh në muaj për të pasur një ditë një vilë si kjo…??