Ndotja është lidhur me 9 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2015, sipas një raporti të ri të revistës shkencore “The Lancet”.
Gati 92% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulta apo mesatare. Bangladeshi dhe Somalia rezultojnë më të prekurat, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet me më pak raste vdekjesh. Ndotja e ajrit ka impaktin më të madh, duke kontribuar në 2/3 e vdekjeve nga ndotja.
Shumica e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje joinfektive të lidhura me ndotjen, të tilla si ato të zemrës, ishemia dhe kanceri në mushkëri. Ndotjes së ajrit i faturohen 6.5 milionë vdekje të parakohshme. Këtu përfshihen ndotje nga burime të jashtme të tilla si gazrat shtëpiake, si druri i djegur apo qymyri.
Rezultatet janë produkt i një projekti 2-vjeçar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu