Lidhu me ne

Aktualitet

“Turistët nuk vijnë në Butrint për të ngrënë”

Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint.
Në mungesë të këtij plani të menaxhimit që po thoni ju, kjo të lejon të bëhet çdo gjë?
Ka ndodhur se disa pika të rëndësishme janë përpjekur që të kenë dhe ta marrin për vete.Komunitetet përqark qendrës së zonave të mbrojtura duhet të përfitojnë në këtë drejtim. Kjo është një nga pikat që e  ka përparësi në UNESCO. Kur kam ikur unë kanë qenë 33 familje që jetonin me këtë, por aktualisht.
Kjo që po ndodh tani zoti Tare, kompania private  do të përfitojë nga ky ndërtim ?
Nëse një kompani shqiptare kërkon të ndihmojë Butrintin kjo është mrekulli, por kjo e tanishmje nuk është një qasje e denjë për Butrintin. Në eksperiencën time nuk kam parë që vijnë turistët për të ngrënë. Kryesisht vizitorët shkojnë o në mëngjes ose në mesditë. Kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Jashtë zonës plani i menaxhimit mund të lejojë që të jepen këto shërbime.
Pse nuk është ende në fuqi ky plan që e keni lënë ju?
Gjërat evulojnë, në kohët time kam lënë 50 mijë turistë, ndërsa tani ka shkuar në 200 mijë.Hyrja e shumë vizitorëve është një problem për parkun e Butrintin. Unë shkoj shpesh në Butrint, gjatë verës nuk ke ku të parkosh më, kemi përcaktuar dhe si do të jenë pagesat dhe vendet ku do të qendrojnë autobuzët.  Eksperienca jote që shkon në Butrint, që kanë parë dhe jetuar figura historike, por me një numër më të vogël se është e pamundur kjo që ndodh edhe në sensin e menaxhimit të parkut. Një pikëpamje e tillë e dëmton parkun, duhet një përzgjedhje dhe një menaxhim i denjë.
Kjo është një vlerë parimore në të gjithë vendet e tjera që  menaxhohen edhe numri i turistëve?
Padiskutim, kjo është një mundësi dhe një alternativë që na japin  vendet perëndimore. Dhe një mundësi  që ne duhet ta marrin si model, sepse vlen shumë në pjesën e menaxhimit të parkut, por i jep dhe garanci parkun.Nëse bie zjarr, Butrinti shkrumbohet për gjysmë ore.Sot Butrinti duhet të ketë në arkën e vetë 1 milion euro.
Por si ka mundësi që ka ndodhur kjo ?
Kështu është, fatkeqësisht!
Këto që po ndodhin , ministrja u shpreh se nuk e ka patur të nevojshme një leje nga UNESCO?
Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë planin e menaxhimit, pasi nuk UNESCO nuk është një edukatore kopshti për të të sqaruar për gjithçka. Çështja e menaxhimit është imediate, ndërsa ka porositur se Shqipëria duhet ta bëjë urgjent këtë pjesë.  Arkeologët po të thonë se aty kemi të bëjmë më  një zonë, e cila është  e pasur me materiale arkeologjike.
Ajo zonë aty zoti Tare, a ka qenë kafene apo diçka tjetër?
Jo nuk ka qenë asnjëhërë kjo pjesë kafene, aty jetonte Qerimi,  jetonte aty dhe kishte dhe ca  krerë lopë, më pas u zhvendos në Sarandë. Më vonë u bë depo, po arkat me gjetje arkeologjike ku do t’i çojnë, sepse arkeologët  mund ti kthehen serish studimit.
Çfarë reagimi ka UNESCO për këtë cështje?
Pala shqiptare ka detyrim të raportojë çdo dy vjet për statusin dhe çështjen. Nuk ka detyrim ligjor që të pyes për gjithçka UNESCON, por natyrisht kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë.
A duhet që kjo kontratë të zbardhet që është bërë?
Unë nuk do të doja të them asgjeë për këtë pjesë, pasi është  një cështje ligjore dhe unë nuk jam jurist. Pjesa private, nëse kanë kërkuar të bëjnë biznes  brenda butrintit, unë nuk jam me këtë. Kjo përcaktohet sipas statusit të menaxhimit dhe palët duhet  rënë dakord.
Është hapur një precedent  i tillë?
Padiskutim kjo është një shkas, e cila krijon një terren të rrëshqitshëm. Vjen një kompani dhe thotë ma jep një vend të mbrojtur  për ta bërë hotel, mund të ndodh dhe kjo. Nuk mund të bësh hotele, sepse eklipson vlerat e përgjithshme të secilës zonë.
Në pikëpamjen tuaj Kryeministri Rama  ka patur një  informacion të tillë?
Unë besoj se nuk ka patur pasi vetë zoti Rama ka qenë një mbështetës  i Parkut Kombëtar të Butrintit
Çfarë ndodh me UNESCON nëse  acarohet situata?
UNESCO të heq statusin, kjo ka ndodhur në disa vende, ajo nuk e heq nëse e kërkon Auron Tare, para se të shtrohej ajo gjë atje, duhet të bëhej kërkimi nëse kjo zonë është me vlera të tilla.
Pse nuk gërmohet sot në parqet arkeologjike?
Ska vullnet dhe padyshim mungon dëshira, fondet aty janë dhe mund të përdoren në çdo moment. Unë po ta drejtoja këtë institucion, do të sillja universitete nga Amerika që të merreshim me gërmimet, të tilla institucione qajnë për këtë pasuri, por nuk e kanë.

“Report Tv”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook