Eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë vitit 2016 me 12%, pas viteve 2014 dhe 2015 me rënie. Aktorët e tregut pohojnë se ka një tendencë në rritje të kërkesës për biçikleta.
Aktorët e tregut thonë se disa prej arsyeve kryesore që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet.
Çmimet për një biçikletë të re në treg variojnë nga 4 mijë lekë deri në 10 mijë lekë, por ka edhe biçikleta që kushtojnë 40 mijë lekë. Sipas aktorëve të tregut, është rritur interesi për biçikleta cilësore.
Aktualisht, qyteti i Tiranës numëron afërsisht 20 mijë pedalues, të cilët e përdorin thuajse çdo ditë biçikletën, ndërkohë që numri i tyre ishte shumë më i ulët para pesë viteve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu