Radar
5 qytetet më të sigurtë në botë
Indeksi i ‘The Economist’ i vitit 2017 për qytetet e sigurta, sponsorizuar nga NEC, ka vlerësuar 60 qytete duke u bazuar në faktorë si siguria personale, siguria dixhitale, siguria shëndetësore dhe siguria infrastrukturore.
Siguria personale ka të bëjë me terrorizmin, krimet urbane dhe format tjera të dhunës. Siguria dixhitale matë kërcënimet si sulmet kibernetike.
Siguria shëndetësore e konsideron qasjen në kujdes shëndetësor, spitalet dhe shërbimet emergjente.
Siguria infrastrukturore merret me sigurinë e ndërtesave në qytete, sigurinë e rrugëve dhe urave.
Më poshtë keni listën me pesë qytetet të cilat kanë rezultuar të jenë më të sigurtat në botë:
5. Melburn, Australi
- Pikët e përgjithshme: 87.3
- Renditja e sigurisë personale: 8
- Renditja e sigurisë digjitale: 8
- Renditja e sigurisë shëndetësore: 9
- Renditja e sigurisë infrastrukturore: 7
4. Toronto, Kanada
- Pikët e përgjithshme: 87.36
- Renditja e sigurisë personale: 5
- Renditja e sigurisë digjitale: 6
- Renditja e sigurisë shëndetësore: 11
- Renditja e sigurisë infrastrukturore: 14
3. Osaka, Japoni
- Pikët e përgjithshme: 88.87
- Renditja e sigurisë personale: 3
- Renditja e sigurisë digjitale: 14
- Renditja e sigurisë shëndetësore: 1
- Renditja e sigurisë infrastrukturore: 11
2. Singapori
- Pikët e përgjithshme: 89.64
- Renditja e sigurisë personale: 1
- Renditja e sigurisë digjitale: 2
- Renditja e sigurisë shëndetësore: 13
- Renditja e sigurisë infrastrukturore: 1
1. Tokio, Japoni
- Pikët e përgjithshme: 89.8
- Renditja e sigurisë personale: 4
- Renditja e sigurisë digjitale: 1
- Renditja e sigurisë shëndetësore: 2
- Renditja e sigurisë infrastrukturore: 12
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu