Kjo nuk është ndonjë çudi pasi gjuha shqipe është shumë e pasur me dialekte e që janë shumë të ndryshme nga qyteti në qytet. Pas shkrimeve për fjalët e veçanta të Tropojës dhe Kosovës, do të shkojmë në Dibër me 10 fjalë dhe shprehje që i kupton vetëm po të rrish me një dibran.
Frushk– thikë
Fkas– thërras (do e fkas në darsëm- do e thërras në dasmë)
Tërma, theksi fundor– lart (ik tërma- shko lart)
Tahëj– tani (hec tahëj- hajde tani)
Vrejk– shpejt (hec vrejk- hajde shpejt)
Netull– fshesë (bjeri një netull shpisë- jepi një fshesë shtëpisë)
Mashtrap– gotë (nam një mashtrap ujë- më jep një gotë ujë)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu