Në Turqi ndalohet prerja e flokëve në stil amerikan
Kryetari i Dhomës së Berberëve të Samsunit në Turqi, Zabit Piran ka urdhëruar berberët e qytetit që të mos aplikojnë prerjen e flokëve në stil amerikan. Arsyetimi ishte pezullimi i vizave për qytetarët turq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Dhomës së Berberëve të qytetit të Samsunit, Zabit Piran deklaraoi:
“Ne u kemi ndaluar prerjen e flokëve në stil amerikan berberëve tanë, në mbështetje të Presidentit Erdogan dhe vendit tonë. Asnjë berber në Samsun nuk do të prejë më flokët duke bërë rrotullimin e stilit amerikan.
Tashmë u kam përcjellë udhëzimet e nevojshme të gjithë miqve të mi berberë që janë regjistruar në Dhomën e Berberëve të qytetit. Nga sot stilet e prerjes së flokëve do të jenë të përshtatshme për zakonet dhe traditat tona. Nuk do të ketë më prerje në stil amerikan, por vetëm prerje në stil turk.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu