Lidhu me ne

Aktualitet

Bunkerët si nusepazhkëza

Bunkerët si nusepazhkëza

 

National Geographic i ka kushtuar një shkrim bunkerëve të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët sot janë rikonceptuar si muze apo kafene.
Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është i debatueshëm. Raporti varion nga rreth 175,000 deri në 750,000 nga bunkerët e mbushur me çimento apo çimento dhe çelik, të cilët kishin për qëllim ta mbronin këtë vend në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. Sot, tre dekada që nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, qytetarët i shohin bunkerët e përhershëm si përkujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë. Sidoqoftë, shqiptarët, të shkathët nga natyra, po e shndërrojnë skenarin dhe po u japin objekteve jetë të re, si restorante, bare, kafene dhe madje edhe muzeume”, thuhet në shkrimin e National Geographic.
Një italiane që studioi bunkerët
Sa herë që shkruhet për Shqipërinë shkruhet edhe për bunkerët, madje një vajzë Italiane, nuse në Shqipëri, Elena Pagani ka bërë një libër për to.  Ajo ka një lidhje më të ngushtë me vendin tonë. Pagani është nga Bergamo që si fillim dashuroi një djalë shqiptar, më pas u magjeps nga historia dhe kultura e vendit tonë.
Sot është 29 vjeçe, prej nëntë vitesh, ajo dhe Shqipëria janë bashkë! Kur ishte 20 vjeçe, në atë kohë studente, Elena fillon punë kameriere në një restorant në vendlindjen e saj, Bergamo, qëllon që pronari i këtij biznesi ishte prej Shkodre dhe vajza bergamese ra në dashuri me Marjanin.
E diplomuar në degën e të Drejtave të Njeriut dhe Etikës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, po ashtu me një tjetër diplomë në Gjuhësi dhe Gazetari, Elena, punoi me disa teza mbi kulturën dhe traditën shqiptare.
Ajo ka sjellë edhe një libër me titull “Dove i bunkier diventano çocinelle” (Atje ku bunkerët bëhen nuse pashkëza”.
Në vëzhgimin e saj në këtë vend ajo ka venë re disa paradokse, si për shembull që në vendin tonë ka parë lokale dhe bare shumë luksoze, por sa del prej tyre, shkel mbi trotuare të prishur…Thotë se i ka bërë përshtypje që në dasmat tona hidhen lekë ndërsa kërcen çifti në valle, po ashtu, i duket e çuditshme që shqiptarët investojnë shumë para në ndërtimin e shtëpisë dhe  më pas… largohen në emigracion.

 

 

 

 

 

 


 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook