Ylli i futbollit italian, Andrea Pirlo duket se ka vendosur t’i japë fund me futbollin e luajtur, në muajin dhjetor, kohë kur i përfundon edhe kontrata që e mban të lidhur me amerikanët e New Your FC. Kjo konfirmohet nga vetë futbollisti, që pranon se fiziku nuk po i përgjigjet si më përpara dhe se po shoqërohet nga dëmtime të vazhdueshme.
“E kupton vetë, kur vjen momenti për t’u shkëputur nga futbolli i luajtur. Kur ke vazhdimisht probleme fizike dhe nuk mund të stërvitesh ashtu si do, mjafton për të hequr dorë nga futbolli aktiv, sepse nuk mund të luajmë deri në moshën 50 vjeçare. Që tani, po mendoj se do të bëj diçka tjetër”, tha italiani në një intervistë.
Pirlo është 38 vjeçar dhe nga vera e 2015-ës luan në SHBA, për ekipin e New York. Ai ka bërë një karrierë të lavdishme për dhjetë vite te Milan dhe katër te Juventus. Pirlo ka luajtur plot 116 ndeshje edhe me kombëtaren italiane, ku ka shënuar edhe 13 gola.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu