Lidhu me ne

Mix

Si të përzgjidhni fotot e duhura për profilin tuaj?

Profesionaliteti në rrjete sociale, si të përzgjidhni fotot e duhura për profilin tuaj?E keni menduar ndonjëherë se çfarë tregon fotoja e profilit për ju? Sidomos nëse bëhet fjalë për rrjetin Linkedin. Nëse jeni pjesë e një organizate apo qoftë edhe nëse jeni në kërkim të një pune të thjeshtë duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm për sa i përket fotove dhe gjithçkaje tjetër që postoni në rrjetet tuaja sociale.
Dhe kur flasim për rrjetet sociale nuk e kemi vetëm për Linkedinin i cili është më shumë një profil pune se sa një rrjet për të kaluar kohën e për të biseduar me miqtë por edhe për ato si Facebook dhe Twitter.
Një rekrutues në momentin që aplikoni për një vend pune të jeni të sigurt se do të kërkojë për ju nëpërmjet rrjeteve sociale apo qoftë edhe nëpërmjet motorit të kërkimit.
Kështu që minimalisht përpiquni të keni një foto profili e cila krijon një ide të qartë se kush jeni dhe seriozitetin tuaj si individ.
Por si të keni një foto profili sa më profesionale e cila njëkohësisht është dhe e bukur. Ndiqni hapat e mëposhtëm:
  1. Tregoni se është një llogari reale
Një foto plazhi, natyre apo qoftë edhe e nipit apo mbesës suaj mund të jetë shumë e bukur dhe mjaft domethënëse për ju por për të gjithë ata që nuk iu njohin e po përpiqen të mësojnë diçka rreth jush në rast se nuk mendojnë se keni një profil të rremë do të mendojnë se nuk jeni aspak profesional. Sigurohuni të ngarkoni një foto tuajën të kohëve të fundit në mënyrë që njerëzit t’ju njohin e të mos befasohen kur t’ju takojnë personalisht.
  1. I ndihmon të tjerët t’ju mbajnë mend
Një fytyrë do t’i ndihmojë njerëzit t’ju kujtojnë. Nëse i keni takuar më parë apo ju kanë parë thjesht në rrjete sociale ata do t’ju njohin e do të sigurohen se po iu dërgojnë kërkesë miqësie personit të duhur.
  1. Fotografia është marka juaj personale
Mund të mos e besoni por në fakt fotografia jep mjaft të dhëna për personalitetin tuaj. Mendoni se çfarë mesazhi dëshironi t’i përcillni njerëzve të tjerë dhe zgjidhni foton tuaj në përputhje me rrethanat. Mendoni nëse doni të mendoheni si një person i qeshur apo serioz, me besim në vetvete apo i ndrojtur. Mendoni për të gjitha këto përpara se të ngarkoni foton tuaj të profilit, pasi fotografia juaj përfaqëson markën tuaj personale.
  1. Krijoni përshtypjen e parë
Nëse dikush nuk ju njeh, fotografia juaj  do t’i ndihmojë ata të krijojnë një përshtypje të parë për ju.
Nëse ata pëlqejnë foton tuaj dhe kanë krijuar një ndjenjë pozitive për të, ndërveprimi me ta do të jetë mjaft i thjeshtë. Por nëse ata krijojnë një përshtypje negative nga fotoja juaj atëherë do ta keni tepër të vështirë të hiqni përshtypjen e krijuar për ju.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook