Lidhu me ne

Kryesore

Mësimet e Avniut, filozofi dhe endacaku i rrugës që i habiti të gjithë me rrëfimin e tij

Mësimet e Avniut, filozofi dhe endacaku i rrugës që i habiti të gjithë me rrëfimin e tijAvniu nuk shikon televizor, nuk ka telefon, nuk hyn ne internet. Kontakti i tij me boten jane gazetat. Ato ai i lexon, dhe me to eshte formuar, dhe di per çdo ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri.
Ai flet për Vetingun, per çiftin çek që u vra para disa vitesh në Shqipëri, për situatën aktuale të vendit tonë, për ekonominë, etj.
Ai të habit, ai mund të jetë endacaku i parë në Shqipëri, që pas ketij percaktimi, nuk fsheh një njeri të paditur dhe të varfër, por një njeri të zgjuar, të aftë dhe që dëshiron të jetojë çdo ditë në liri të plotë.
Këtë të premte në Oktapodin e Turjan Hyskës në Vizion Plus u transmetua intervista që moderatori kishte zhvilluar me të në qytetin e Elbasanit.
Ai e nis rrëfimin e tij me vjedhjen që thotë se i ka bërë shteti shqiptar në kohën e komunizmit. Sipas tij i kanë vjedhur të ardhurat që e lanë pa familje pa grua, e pa fëmijë.
Avniu thotë se gjithë këto vite ka mbijetuar nga dashamirësia e qytetarëve të ndryshëm që i kanë dhënë për të ngrënë, por ai është edhe selektiv, për të ruajtur një shëndet të mirë.
“Me ndihmojnë mua, por ka edhe nga ata që më sjellin ëmbëlsira, une si ha. Bie molto, ç’i dua unë ëmbëlsirat. Bie sanduic, une si dua yndyrat. Ha gjërat që nuk e cënojnë shëndetin, zemrën tensionin, sheqerin. Njeriu duhet të haj sa më shumë zarzavate, edhe bulmetra. Qumështi, kosi pa yndyrë e ndihmojnë shëndetin. Zarzavatet nuk kanë sheqer, kane 15%. Buka ka 60%, orizi ka 80%, nuk i ha unë këto”.
Sipas Avniut gjendja në Shqipëri është shumë e keqe.
“Bujqesi s’ka, që është baza e shoqërisë për punë e ushqim, industri s’ka, është shtojcë në ekonomi për punësim dhe ngritjen ekonomike, ushtri nuk ka, për mbrojtjen e vendit, drejtesi s’ka, sepse tek ne vjedh prokurori, gjykatësi, hetuesi. Në vend që ta burgosi kriminelin, ai i jep dorën, s’kam prova thotë, merr pare, kjo është vjedhje. Pse nuk zbatohet Vetingu në Shqipëri? Sepse tek ne vjedhin deputetë, vjedh parlamenti, vjedhin kryetarët e partive, e çfare pret ti?
Avniu tregon se edhe pse shteti i ka bërë shumë keq, ai do të luftonte për Shqipërinë në rast lufte.
“Do luftoja për Shqipërinë. Se ka fajin Shqipëria si truall që unë jam kështu, unë mbroj këtë tokë, jo partinë palitike”
Ai thotë se i vetmi shok që ka janë gazetat, sepse askush nuk i kupton idetë e tij, askush nuk përshtatet me të. Ai nuk e pranon të quhet lyps, sepse lyps sipas Avniut, është ai që thotë: “më jep një lek”, unë nuk kërkoj, mua më ndihmojnë se rri në rrugë për të mbijetuar. “Filozofi i rrugës” flet për ngjarjen e disa viteve më parë kur një adoleshent vrau një çift turistësh çek.
“Erdhi një çift nga Cekia, ai i vrau. Prit pra se është gjynah, ai erdhi, zgjodhi klimën më të bukur, ai i vrau. Donte t’i merrte makinen, pse do t’ia marrësh makinën, ti puno dhe merre makinën. Por prap ambasadorja e Cekisë e ngriti prestigjin, tha që nuk janë të gjithë shqiptarët kështu.
Turjan Hyska: Vetëvrasjen e ke menduar ndonjëherë?
Avniu: “Kurrë, do i përshtatem jetës ashtu siç ma ka dhënë natyra. Cdo gjë që të bën njeriu unë do them: Të kem vullnet të hekurt që jeta është mbi gjithëçka, jeta dhe liria është mbi gjithëçka. Unë i lire jam, në burg s’më ka futur njeri, jetën e kam, copa copa, hajt mo. Vetëvrasësi është bandit, vret veten e vet, nuk është i kësaj shoqerie”
Avniu thotë se e gjitha cfarë dëshiron është një shtëpi për të, që të jetojë siç duhet vitet që I kanë mbetur.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix1 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix1 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix1 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal1 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix1 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar1 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook