Shtetet e Bashkuara thonë se janë thellësisht të shqetësuara për arrestimin nga autoritetet e Turqisë të një punonjësi lokal të konsullatës amerikane në Stamboll.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se një gjykatë në Stamboll, mbrëmë vonë, vendosi për mbetjen në arrest të këtij punëtori, lidhur me akuza për kontakte me klerikun, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, për të cilin Ankaraja thotë se ka orkestruar grushtin e shtetit të dështuar të vitit të kaluar.
Ky i punësuar në konsullatën amerikane, të cilin mediat lokale e kanë identifikuar me inicialet M. T., është i akuzuar për spiunim dhe synim për përmbysjen e qeverisë turke, ka raportuar agjencia Anadolu.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i anëtarit lokal të personelit. Ne besojmë se këto akuza janë tërësisht pa bazë” – thuhet në deklaratën e sotme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu