Lidhu me ne

Kryesore

“Si shkallët e pulave, të shkurtra dhe të dh…”

Janë skena dramatike, por të vërteta!
Ato përshkruajnë shkëlqimin dhe rënien e Martin Schulz, kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani.
Një reporter i “Spiegel” ka dokumentuar të gjithë fushatën e tij që nga marsi, kur ishte edhe kulmi i Schulz e deri tek humbja e thellë në ditën e zgjedhjeve.
Më 22 mars ishte edhe kulmi. Schulz ishte zgjedhur me 100 përqind në krye të SPD dhe sondazhet e paraqisnin mirë në garën me kancelaren Angela Merkel. “Jam i emocionuar,” tha Schulz, por pa zbuluar asnjë detaj nga politikat e tij. “Nuk do jem konkret. Ata mund të më marrin krahët”.

Më 14 maj nisi edhe rënia. Partia e tij humbi dy lande të rëndësishme. “Jeta është si shkallët e kotecit të pulave. Të shkurtra dhe të dhjera,” shfrynte ai në zyrën e tij.
Më 6 korrik, sondazhet tregonin se fiksimi pas Schulz kishte marrë fund. “Jemi në rënie të lirë. Ndoshta jam kandidati i gabuar. Njerëzit janë të sjellshëm me mua, por ndoshta ngaqë u vjen keq. Në të vërtetë nuk kam as shansin më të vogël për të fituar,”shprehej ai me stafin.

Më 17 gusht, Schulz u tërbua me ish-kancelarin socialdemokrat, Gerhard Schroeder, që do merrte një post të rëndësishëm në kompaninë e Putin, Rosneft.
“Ky Schroeder ma hoqi trurin komplet. Nuk kam dëshirë për asgjë. Dua të shkoj në shtëpi,” u tha ai bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë në TV deklaronte se do zgjidhet kancelar dhe do bashkëpunojë me Francën.
Më 22 gusht sondazhet vazhdonin me rënie. “Situata është e dhjerë”.
Më 28 gusht, ish-kryetari i partisë, Sigmar Gabriel do jepte një intervistë, duke mbajtur në njërën dorë foton e tij me të bijën, në tjetrën atë të kandidatit Schulz. I pyetur se kë do zgjidhte nga të dy, ai tha: “Natyrisht bijën time”. I tërbuar, Schulz i dërgon një mesazh: “Më ka ardhur në majë të hundës”.
Më 14 shtator, Schulz i tha një bashkëpunëtori se habitej se pavarësisht fushatës së mirë, përkrahja ndaj tij nuk rritej në sondazhe. “Po më bien brekët dhe ata më japin gishtin e mesit”.
Ndërsa në intervistën me Bild atë ditë, deklaronte: “Do e mposht zonjën Merkel. Do bëhem kancelar”.
Por gjërat rrodhën ndryshe.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kritike16 orë më herët

Nuk e ka fajin fëmija që nuk lexon, por prindërit!

“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po mëso...

Sport16 orë më herët

Jude Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, vlen 251.4 mln euro!

Sipas Observatorit të Futbollit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies), mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham është aktualisht...

Radar16 orë më herët

Berisha shkatërron shpresat e Mul Nokës: Sa të kem jetë do jem në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena...

Aktualitet17 orë më herët

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Foto ilustruese Tirana...

Mix18 orë më herët

Sekreti i rënies nga pesha – Kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e...

Mix18 orë më herët

Blackstone do investojë 300 milion dollarë në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Blackstone po investon në një kompani që i ndihmon organizatat të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë më efikase sasi të...

Mix18 orë më herët

Il Ragazzo Dai Pantaloni Rosa, një film për bullizmin dhe pasojat e tij ishte më i ndjekuri i 2024 në Itali

70 milionë spektatorë vetëm në kinema në vitin 2024. Një shifër e përgjithshme prej rreth 493.9 milionë eurosh për një...

Mix18 orë më herët

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime pa aprovimin tim

Brooke Shields ka shkruar një libër autobiografik, i cili del të martën e 14 janarit në shitje. Mes shumë rrëfimeve...

Mix18 orë më herët

Jessica Alba divorcohet pas 17 viteve martesë

Jessica Alba dhe Cash Warren ndahen. Aktorja ka folur gjithmonë për marrëdhënien e tyre si shokë dhomë. Prej pak orësh...

Mix19 orë më herët

A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar të momentit, Gjesti?

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, ka surprizuar publikun me lëvizjen e tij më të fundit. Vetëm...

Facebook