Lidhu me ne

Kryesore

Tre fëmijët e tij kanë studiuar në Amerike por Erdogani quan spiunë të rinjtë turq që studiojnë në Perëndim

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se të rinjtë turq që studiojnë në Perëndim kthehen si spiunë vullnetarë, pavarësisht se tre prej fëmijëve të tij kanë kryer studimet në Shtetet e Bashkuara, shkruan gazeta britanike Telegraf.
Duke folur në një ngjarje në Nju Jork, kreu i shtetit turk ka thënë: “Ata që janë dërguar në Perëndim për t’u arsimuar erdhën me kulturë perëndimore, duke e humbur identitetin e tyre. Ata të cilët vendi i priti për t’i zgjidhur problemet, erdhën si spiunë vullnetarë të Perëndimit”.
Erdogani është babai i katër fëmijëve, tre prej të cilëve kanë kryer shkollimin në universitete amerikane.
Vajza e tij Esra dhe djali Bilal kanë kryer studimet në Universitetin e Indianës, kurse vajza tjetër ka kryer studimet master në Shkollën Universitare për Çështje Publike dhe Mjedisore.
Bilal Erdogan ka marrë edhe një master në politikën publike të Shkollës së Qeverisjes ‘John F Kennedy’.
Shumë prej anëtarëve të vjetër të kabinetit të tij kanë studiuar po ashtu në Perëndim.
Në fjalimin e tij, Erdogani ka theksuar faktin se për qindra vite turqit e rinj janë dërguar jashtë vendit për të studiuar, por janë kthyer me ide perëndimore.
“Ata që e përbuzin kombin e tyre, ata që përçmojnë vlerat e tyre, të jeni të sigurt për këtë se as armiqtë tanë nuk mund të na dëmtonin kaq shumë sa kanë bërë këtë të ashtuquajtur intelektualë”.
Komentet e presidentit turk kanë ndezuar reagime të forta në mediat sociale, ku shumë turq e kanë akuzuar atë për dyfytyrësi
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook