Mis Turqisë i hiqet titulli për një koment në twitter
Vetëm një ditë pasi ishte kurorëzuar Mis Turqia, këshilli organizativ i garës ka vlerësuar se një koment i saj në Twitter ishte kontrovers dhe i papranueshëm.
Fituesja në garën e bukurisë Itir Esen ka mbetur pa titullin Mis Turqia 2017, pas postimit së saj në Twitter për puçin e dështuar tëvitit të kaluar në Turqi.
Komiteti organizativ i garës vlerësoi se komenti i saj është i papranueshëm dhe i papërshtatshëm në lidhje me qëllim të promovimin e imazhit të Turqisë në botë.
Organizatorët pas komentit kanë shpallur për Mis Turqia, Asli Suemen, e cila në finale ishte renditur në vendin e dytë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu