Do doja te ngrija nje problem qe na shqeteson cdo dite, bashkejetojme me te, duke u demtuar seriozisht pa e kuptuar.
Ka disa dite qe eshte hapur segmenti i unazes se re qe lidh rrethrotullimin tek Miell Tirana me daljen tek Diga e Liqenit Artificial.
Kjo hapje ishte e shumepritur per mua dhe shume banore te asaj zone, por aktualisht eshte kthyer ne nje makth te vertete.
Jam totalisht e shurdhuar nga borite e makinave te cilat dalin ne rrethrrotullimin e diges se Liqenit.
Askush nuk ben asgje, as polici qe rri tek dalja per te lehtesuar kalimin e makinave.
Me gjithe respektin e madh per punen e kryetarit te Bashkise z.Veliaj, ndotja akustike nga burite e makinave eshte nje problem, per aq kohe sa nuk ka asnje tabele sinjalizuese per ndalimin e renies se burise ne zonen e banuar.
Ashtu sikurse me zellin me te madh policia gjobit per parkimin me pagese, duhet te gjobise edhe keta drejtues mjetesh te papergjegjshem qe na shurdhojne cdo dite.
Biles, prioritet maksimal ka kjo e dyta, qe lidhet direkt me shendetin tone.
Bashkia po punon fort per te patur nje kryeqytet bashkekohor, per te cilin po kontribuojme financiarisht seicili nga ne, banoret e ketij qyteti. Po kontribuojne edhe bizneset, me taksat e “kripura”.
Te gjithe ne meritojme nje jete te qete.
Sigurisht Bashkia nuk mund te na ndihmoje me shurdhimin qe na bejne cdo dite televizionet sahanlepirese me politiken e xhungles.
Por vendosja e tabelave sinjalizuese do na shpetonte nga shurdhimi i burive, te pakten.
Shpresoj ne sensibilizimin e ketij problemi jetik edhe me ndonje shkrim tuajin.
Meri Liluku, Banor i Tiranes
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu