Lidhu me ne

Sport

Kush janë shqiptarët më të paguar në “Seria A”

Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj janë dy shqiptarët më të paguar të Serie A. E përditshmja italiane, Gazzetta Dello Sport, ka publikuar rrogat e skuadrave të Serisë A për sezonin 2017-2018, duke zbuluar kështu edhe ato të lojtarëve shqiptarë.
Futbollistët më të paguar, me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (nuk llogariten bonuset).
Berisha ka nënshkruar së fundmi me Atalantën deri në vitin 2021 dhe kjo është rroga që pritet të fitojë në vijimësi në këtë klub, i cili nuk ka buxhet të lartë sa skuadrat e tjera kryesore të Serisë A.
Ndërkohë, Hysaj ka rinovuar sezonin e kaluar kontratën, e cila i zgjat deri në vitin 2020, dhe ku do të ketë rritje graduale të rrogës bazë në vijim, ndërsa ka edhe bonuse të lidhura me paraqitjet individuale dhe të skuadrës.
Pas tyre vjen Thomas Strakosha, i kthyer në titullar te Lacio, ku tani përfiton 600 mijë euro në sezon falë kontratës që i zgjat deri në vitin 2022.
Arlind Ajeti do të fitojë 250 mijë euro në sezon te Crotone, i huazuar me të drejtë blerje nga Torino.
Ledian Memushaj do të përfitojë 200 mijë euro te Benevento, ku ka firmosur kontratë për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së saj.
Ndërsa, Berat Gjimshiti do të përfitojë 100 mijë euro te Benevento, i huazuar me të drejtë shitje përfundimtare nga Atalanta.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook