Epoka e Zinedine Zidane ka shënuar një ndryshim toni në transferimet e lojtarëve tek Real Madridi gjë që ka bërë teknikun francez si trajnerin me transferimet më të lira nën-udhëheqjen e Florentino Perez.
Nën-udhëheqjen e 70-të vjeçarit, Los Blancos u bënë te njohur si Galacticos me Vicente del Bosque ku shpezuan 200 milionë euro në treg gjatë dy viteve të tij të para, 2000 dhe 2001.
Përpara 200 milionë eurove të Del Bosques janë 290 milion euro që Carlo Ancelotti ka investuar në blerjen e James Rodriguez dhe Gareth Bale, ndërsa Jose Mourinho ka shpenzuar 128 milion euro në dy merkatot e tij të para.
Ndërkohë Zidane ka shpenzuar në dy merkatot e para të tij: 4 milion euro për Marco Asensio, 26 milion euro për Theo Hernandez, 30 milion euro në Alvaro Morata, 16.5 milion euro për Dani Ceballos dhe 6 milion euro për Jesus Vallejo ku në total i bie 82.5 milionë euro.
Poashtu Zizou ka shpenzuar me pak të holla se trajneret e tjerë si Fabio Capello dhe Bernd Schuster.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu