
Indeksi Global i Paqes 2016 u publikua kohët e fundit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, duke zbuluar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.
Edicioni i 10-të i raportit vjetor, i cili u publikua më 8 qershor, renditi 163 vende në bazë të niveleve të tyre të paqes dhe paraqiti gjetjet në një hartë interaktive me ngjyra.
Më poshtë janë 11 vendet më të sigurta:
11. Finlanda
10. Sllovenia
9. Japonia
8. Kanadaja
7. Zvicra
6. Republika Çeke
5. Portugalia
4. Zelanda e Re
3. Austria
2. Danimarka
1. Islanda
Ndërkohë, Shqipëria për këtë vit është renditur në vendin e 57-të. Vendi ynë ka humbur tre vende, teksa në Indeksin e një viti më parë renditej në vendin e 54.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu