Zjarr në Bushat, shpërthejnë municionet në një repart ushtarak
Një zjarr i madh ka rënë në Bushat të Shkodrës, pranë një reparti ushtarak.
Sipas informacioneve paraprake, kanë shpërthyer disa municione të repartit. Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, por mësohet se rrezikohen disa nga banesat pranë repartit ushtarak.
Ndërkohë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu