Lidhu me ne

Temporal

Yryshi i Facebook-ut  

Mjaftoi një ngatërresë me mbulesë që të nxjerrë në pah sesa hipokrite është fytyra jonë publike. Mbulesa që iu hodh Skënderbeut, zbardhi faqe ditës të nxirën e elitave “laike” që vigjëlojnë si mercenarë të vetëshpallur të qytetërimit perëndimor ku mburren se bëjnë pjesë e po marrin përdore Shqipërinë.
Siç u mor vesh fotoja me mbulimin e monumentit të Skënderbeut doli të ishte truk fotografik(http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/09/01/si-u-manipulua-me-mbulimin-e-stat…) duke lënë heronjtë e 1 shtatorit me gishtin në gojë si lëpirëse me të cilën mund të imagjinojnë kordhën me të cilën do të bënin hatanë.
Mbi mbulesën myslimane të Skënderbeut fluturan dromca përbëtimesh të tipit “JE SUIS SCANDERBEG” dhe akuza për terrorizëm. Nuk dihet nga buron ky vanitet që i koleksionon sokëllimat e Facebook si akte të rralla shqiptarie. Artan Lame që u vetëpropozua si hero i 1 shtatorit na ka thënë ca kohë më parë se “u kthye” nga Diku, por pa na treguar se çfarë pa. Pa shaka; ndoshta ka parë Skënderbeun që i ka shkelur syrin. Ndoshta Gjergji i ka zënë rrugën gjatë turnit të ditës me veshje myslimani. Ndoshta…ka shumë për këta entuziastë të shtatorit që duhen falur pse u ngjajnë atyre fatosave rishtarë të klasës së parë që të veshur bukur e me çantë të re, rendnin drejt horizonteve të shkollës gjithë gëzim.
Yryshin e Facebook duhet ta kojmë dhe mëkojmë sepse na jep mundësinë të gjithëve, edhe ne naivëve, profanëve që të shohim mu në bebe të syrit se poshtë dhe përmbi tolerancën si fjalë që thuhet në iftarë të sikletshëm kryeministrorë, qëndron përçmimi i këtyre snobëve që shesin modelin e veshjes, guston për blerje në dyqanet Jashtë, si kredencial për përkatësi qytetarie. Me siguri që po t’u duhej, do ta bënin të vetën edhe mbulesën e zezë që sot e mallkojnë një vit përpara vitit të shurdhueshëm të Skënderbeut që do ta tundin si flamur për Shqipërinë që Duam./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix9 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix9 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix9 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar10 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix10 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix10 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix11 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske11 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix12 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook