Lidhu me ne

Aktualitet

Me m…… si do ja bëjmë?

Image may contain: 2 people
Pati një furtunë reagimesh  sepse ishte “mbuluar” statuja e Skënderbeut në shesh gjatë faljes së Komunitetit Mysliman. Si ditë pushimi vendosa të bëj një sondim të vogël. Studiova 30 profile të reagonjësve. Nga këta vetëm 2 kishin reaguar ndaj shpërthimit të mutit në Sarandë e Ksamil. Të tjerët kishin zgjedhur heshtjen.
Si shpjegohet? Sepse në llogjikën time, teksa mbas faljes Statujës do ti rikthehet pamja, njolla e mutit turistik do të dojë kohë të lahet. Paratë e “humbura” do të duan kohë të rekuperohen, kohë nga jeta jonë e çmuar.
Pse kaq të ashpër me simbolikën dhe kaq të butë me faktin? Kur do e kuptojmë se madhështia e figurave tona historike është e lidhur ngushtë me zhvillimin e vendit? Sa më shumë zhvillohet vendi, aq më të mëdhenj duken heronjtë kombëtarë. Sa më i lodhur, i pazhvilluar, i korruptuar, i pashpresë vendi, aq më të vegjël duken heronjtë e tij.
A do të ishin aq të mëdhenj baballarët e Amerikës nëse kjo e fundit do të ishte një vend i përçarë dhe i pazhvilluar? Jo! Sepse vepra e tyre nuk merr kuptim nëse vendi nuk lulëzon.
Skënderbeu të dashur u mbulua edhe kur pati miting Partia apo kur u inagurua sheshi. Shikoni pamjet. Askush nuk u ndie. Do mbulohet e zbulohet sërisht sa herë të ketë evente në shesh. Dhe s’ka asnjë problem. Ndodh kudo. Ti lëmë pra të falen të qetë motrat dhe vëllezërit myslimanë. Ti gëzohemi Bajramit në harmoni.
Pyetja e vërtetë është:
Me mutrat si do ja bëjmë?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix7 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix7 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix7 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix8 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar8 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet10 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore10 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook