Presidenti i Komisionit Europian, Jan Claude Juncker, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Europian, deklaroi se Turqia po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe mbi shtetin e së drejtës. Ai thekson se Turqia po largohet me një shpejtësi të pashpjegueshme nga Europa.
Maxhoranca e vendeve europiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal të negociatave, sepse i trembet një shkëputjeje përfundimtare me Turqinë, që e quan një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu