Lidhu me ne

Letersi

Unë kam një ëndërr – Martin Luther King

martin luther king ile ilgili görsel sonucu
Në 28 gusht 1963, në Uashington, Martin Luther King do të mbante një fjalim historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara që ne njohim. “I have a dream” (Unë kam një ëndërr), ishte fraza më e njohur, e një fjalimi të gjatë që denonconte racizmin dhe mungesën e shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane.
Luther King, i vrarë disa vite më pas nga ekstremistët e bardhë, shqiptoi ato fjalë epokale përpara 250 mijë protestuesve më ngjyrë, duke i dhënë jetë një transformimi që do të shndërronte SHBA-në në një prej vendeve më demokratike të botës.
Fjalimi i Martin Luther King
Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të hyjë në historinë e kombit tonë si shprehja dhe demonstrimit më të madh për lirinë.
Njëqind vjet më parë, një Amerikan i madh, në hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret aq shumë i rëndësishëm erdhi si një fener i madhërishëm i dritës të shpresës për miliona skllevër Negër, të cilët ishin djegur në flakët e padrejtësisë përvëluese. Ai erdhi si një agim i gëzueshme për t’i dhënë fund natës së gjatë të robërisë së tyre.
Por njëqind vjet më vonë, Negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e një Negri është ende dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë në mes të një oqeani të prosperitetit material.
Njëqind vjet më vonë, Negri është ende duke lënguar në qoshe të shoqërisë Amerikane dhe e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Dhe ne kemi ardhur këtu ta nxjerrim në pah dramën e kësaj gjendje të turpshme.
Në një kuptim, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të kthyer në para një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata kishin nënshkruar një dëftesë borxhi, ndaj të cilës çdo Amerikan ishte bërë trashëgimtar i kësaj. Kjo dëftesë borxhi ishte një premtim për të gjithë njerëzit, pikërisht ashtu, ku zezakëve si të bardhëve, do t’ju garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.
Sot është më se e qartë se Amerika nuk e ka shlyer këtë dëftesë borxhi për deri sa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar.
Në vend të nderimit ndaj këtij detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Negër një çek të keq, një çek i cili i është kthyer mbrapsht me shënimin “fonde të pamjaftueshme për ta paguar”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se fondet janë të pamjaftueshme për një vend si ky yni me thesare gjigande mundësish. Prandaj ne kemi ardhur këtu, për ta thyer këtë çek – i cili do të na japë sipas kërkesës, të drejtën e pasurive për liri dhe siguri në drejtësi.
Ne kemi ardhur edhe në këtë vend të shenjtë për t’i kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër të së tashmes. Kjo nuk është koha për t’u angazhuar në luksin e ngrirjes, as për të marrë drogën qetësuese të përshkallëzimit të ngadalshëm. Tani është koha për t’i bërë reale premtimet e demokracisë.
Tani është koha për t’u ngritur nga lugina e errët dhe e shkretë e segregacionit në rrugën e ndriçuar nga dielli i drejtësisë racore. Tani është koha për ta ngritur kombin tonë nga vorbullat moçalore të padrejtësisë racore, drejt shkëmbit të fortë vëllazërisë. Tani është koha për ta bërë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë.
Do të jetë fatale për kombin dalja nga urgjenca e momentit. Kjo verë mbytëse prej pakënaqësisë legjitime të Negrit, do të largohet vetëm kur të vijë vjeshta gjallëruese e lirisë dhe barazisë. Viti njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tre nuk është fundi, por një fillim.
Ata të cilët shpresojnë se ajo që do të kishte nevojë Negri është vetëm që të shfryjë dhe se tani pas kësaj do të mjaftohet e kënaqet me këtë, do të zgjohen nga ky iluzion, nëse si zakonisht kombi kthehet në biznes.
Nuk do të ketë më as prehje dhe as qetësi në Amerikë, deri sa Negrit do t’i garantohen të drejtat e tij si qytetar. Shakullimat e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën të ndritshme e drejtësisë.
Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi, të cilët qëndrojnë në pragun që të çon në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar, ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e urrejtjes.
Ne duhet ta përcjellim gjithmonë luftën tonë në rrafshin e duhur të dinjitetit e disiplinës. Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese, protesta jonë e imponuar jo prej nesh, të degjenerojë në dhunë fizike. Përsëri dhe përsëri ne duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore, ku forcat fizike plotësohet me forcën shpirtërore.
Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka përfshirë komunitetin Negër, nuk duhet të na çojë në një mosbesim për të gjithë njerëzit e bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç dëshmohet nga prania e tyre sot këtu, kanë ardhur për të treguar se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë.
Ata kanë ardhur për të demonstruar se liria e tyre është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Sepse ne nuk mund të ecim vetëm.
Ndërsa ne ecim, ne duhet të bëjmë një premtim që gjithmonë do të marshojmë përpara. Ne nuk mund të kthehemi prapa.
Ka nga ata që janë duke u kërkuar të përkushtuarve të të drejtave civile se, “Kur ju do të jeni të kënaqur”?
Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që Negri është viktimë e tmerrit të papërshkrueshëm të brutalitetit policor.
Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa trupat tanë, të sfilitur nga lodhja e udhëtimit, nuk mund të gjejnë strehë as pranë moteleve të autostradave dhe as në hotelet e qyteteve.
Ne nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa lëvizja e një Negri kufizohet nga një geto e vogël në një më të madhe.
Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, për sa kohë që fëmijët tanë janë të zhveshur nga individualiteti i tyre dhe kur dinjiteti i tyre grabitet nga kartelat ku është shënuar “Vetëm për të bardhët”.
Ne nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa një Negër në Misisipi nuk mund të votojë, dhe kur një Negër në Nju Jork beson se ai nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të votojë.
Jo, jo, ne nuk jemi të kënaqur, dhe ne nuk do të jemi të kënaqur deri sa drejtësia nuk do të rrjedhë si ujërat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur.
Unë nuk jam i shkujdesur dhe i pavëmendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu për shkak të privimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Se disa prej jush kanë ardhur këtu të sapoliruar nga qelitë e ngushta të burgjeve.
Se disa prej jush kanë ardhur nga zona ku kërkesat tuaja për liri, ju kanë lënë të goditur nga stuhitë e persekutimit dhe të tronditur nga erërat e brutalitetit të policisë. Ju jeni bërë veteranët e vuajtjes krijuese, e vuajtjes të imponuar. Vazhdoni të punoni me besimin, se vuajtja e pamerituar është çliruese.
Kur të kthehemi në Misisipi, kur të kthehemi në Alabama, kur të kthehemi në Karolinën e Jugut, kur të kthehemi në Xhorxhia, kur të kthehemi në Luiziana, kur të kthehemi në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve tona veriore, jemi duke e ditur se në njëfarë mënyre kjo situatë mund dhe do të ndryshohet.
Andaj le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit.
Unë ju them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën Amerikane.
Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”.
Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve, do të mundin të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë.
Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit të padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një oazë të lirisë dhe drejtësisë.
Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël, një ditë do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit të tyre.
Unë kam një ëndërr sot.
Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj të mbrapshtë, me guvernatorin e saj nga goja e yndyrosur e të cilit dalin fjalë poshtëruese dhe asgjësuese; një ditë, pikërisht në Alabama, vogëlushë e vogëlushe zezake do të mundin t’i bashkojnë duart e tyre si motra dhe vëllezër me vogëlushë e vogëlushe të bardha.
Unë kam një ëndërr sot.
Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta, dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimit, në një gur shprese.
Me këtë besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse të kombit tonë, në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojnë së bashku, t’i lutemi Zotit së bashku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi në emër të lirisë së bashku, duke e ditur se ne do të jemi të lirë një ditë.
Kjo ditë do të vijë kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të mundin ta këndojnë me një kuptim të ri, “Atdheu im, je ti tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj. Toka ku etërit e mi vdiqën, toka e krenarisë së pelegrinëve, nga çdo anë, liria le të kumbojë”.
Dhe nëse Amerika do të jetë një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë. Le të kumbojë liria nga majat e kodrave të pafunda të New Hampshire. Le të kumbojë liria nga malet hijerënda të Nju Jorkut. Le të kumbojë liria në vargmalet madhështore Aligeini të Pensilvanisë!
Le të kumbojë liria nga Shkëmbinjtë me borë të përjetshme të Kolorados!
Le të kumbojë liria nga shpatet e pjerrëta të Kalifornisë!
Por jo vetëm aq; le të kumbojë liria nga Mali i Gurit në Xhorxhia!
Le të kumbojë liria nga Lukaut Mauntin në Tenesi!
Le të kumbojë liria nga çdo kodër dhe pllajë e Misisipit! Le të jehojë nga çdo anë, le të kumbojë liria!
Dhe kur kjo ndodh, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë, kur ne e lejojmë atë të kumbojë në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo shtet, atëherë ne do të mundim ta shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Perëndisë, të zinjtë e të bardhët, Hebrejtë dhe Jo-hebrejtë, Protestantët dhe Katolikët, do të mundin t’i bashkojnë duart për të kënduar këngën e vjetër të Negrit, “Të lirë më në fund! Falënderim Perëndisë së Plotfuqishme, ne jemi të lirë më në fund”!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook