Lidhu me ne

Aktualitet

Si përfundim çfarë fitoi PD?

Nga Julian Deda
Katër vite më parë PD humbi zgjedhjet dhe doli në opozitë, si rezultat lideri historik i kësaj partie Dr. Sali Berisha dha dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha funksionet tij, duke ia lënë stafetën pasardhësit të tij Lulzim Bashës. Për hir të vërtetës, Basha nuk e kishte fare të lehte t’i mbante të dy kungujt nën një sqetull, pra edhe të drejtonte partinë edhe te çonte para projektet e Bashkisë së Tiranës. Aq e vështirë ishte, sa e detyroi atë të mos bënte siç duhet as njërën dhe as tjetrën.
Gjithsesi ajo që na shqetëson sot është opozita si mjet për të frenuar skandalet politike të Qeverisë Rama 2, që ka shumë mundësi të jenë 100 fish më të shumta në numër se ato të Qeverisë Rama 1. Demokratëve me teser dhe jo vetëm, i intereson e ardhmja e PD-së, ndërsa popullit i intereson opozita, e cila duhet të jetë e fortë dhe e pakompromis ndaj së keqes, sepse një shtet pa opozitë është praktikisht në paradhomën e një diktature të mirëfilltë.
Por le të flasim pak për dy vitet e vetme të Lulzim Bashës në opozitë, 2015-2017, çfarë ndodhi në këto vite? Cili ka qenë aksioni opozitar? Kush ishin njerëzit që u përballën fjalë për fjalë me pushtetin? Sa ndikuan ata në popull? Ai ishte PD mjaftueshëm e besueshme për votuesit? A kishte opozita një plan real për të ardhur në pushtet? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i dini të gjithë, por unë dua të ndalem në 100 ditët e fundit të opozitës.
Në 100 ditë grafiku i veprimeve ishte tepër intensiv. Protesta, çadra, erdhën simpatizantët nga e gjithë Shqipëria, fjalime, denoncime dhe dëshirë për të rritur frymën. Ajo që u pa dukshëm ishte, një “projekt” i padukshëm për përforcimin e figurës së liderit të ri, i cili për hir të së vërtetës, pikërisht në ditët e çadrës u konsolidua përfundimisht. Pra Lul Basha u konfirmua si lider i PD dhe opozitës. Deri këtu çdo gjë në rregull. Vazhdimin e dini dhe nuk kam ndërmend t’ju mërzis.
Lulzim Basha i ka cilësuar si fitore të gjitha zhvillimet politike në kuadër të aksionit opozitar deri më sot,  por duke harruar një detaj të vogël. PD i ka humbur zgjedhjet e 25 Qershorit. Ato padiskutim që nuk janë një proces model, por Edi Rama me djallëzi politike e di mirë dhe e tha edhe para zgjedhjeve që me krijimin e qeverisë teknike pas 25 Qershorit nuk kishtë më fjalë. Dhe koha i dha të drejtë. Përveç nëpërdhëmbjeve anonime për blerje votash nga zyrtarë të opozitës, asgjë konkrete dhe reale deri më tani nuk është bërë nga opozita për të denoncuar fenomenin. Shpresa e fundit  është raporti teknik i ministrave mekanikë. Ata ishin aty për ta parandaluar një fenomen të tillë, por rezultati i punës së tyre mesa duket do të kulmojë vetëm me një raport sesi ata dështuan ta pengonin këtë masakradë zgjedhore. Pra në dhjetëra fitore  të pretenduara nga Basha, ato qartazi sot janë si të Pirros, humbja është e madhe. E madhe sa një disfatë historike që PD nuk e ka njohur kurrë as në ditët e veta më të errëta, ato të vitit të mbrapshtë 97.
Duke patur parasysh të gjitha veprimet që përmenda më sipër, gjithë këtë sakrificë politike, lind natyrshëm pyetja: “Si përfundim, çfarë fitoi PD pas gjithë kësaj?” Unë nuk arrij të gjej asnjë benefit, nëse gjeni ju, bujrum! Unë nuk shoh asnjë të mirë deri tani, vetëm përçarje, llafe, sharje, hatërmbetje, paaftësi dhe mbi të gjitha gafa të njëpasnjëshme për shkak të paqartësisë së veprimit në grup.
Ndërsa Edi Rama prej 2013-ës, po kalon nga “fitorja në fitoreje” me skemat e tij ultrapolitike, PD rend përmes “fitoreve” të Bashës nga humbja në humbje. Nëse 25 Qershori i 2017 është zyrtarisht një humbje e madhe për PD-në, zgjedhjet lokale të 2019-ës, me këtë trend duket se nuk do të bëjnë ndryshimin për PD-në. Deri tani fiton vetëm kryetari, ndërsa rrugës firojnë votat e demokratëve. Strategjia politike e PD-së lipset ti japë përgjigje pyetjes së mësipërme jo për atë që lamë pas, por për atë që na vjen sot e në vazhdim. Por një gjë demokratët jam i sigurtë që nuk do duan ta fitojnë kurrë, ata nuk do të duan kurrë një fitore si ajo e Bashës për përballë Edit…, Jo Ramës. Me atë lloj fitoreje ata nuk do të identifikohen kurrë, dhe nëse ajo mund të quhet fitore, ata do të luten që PD-ja më mirë të mos fitojë kurrë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet22 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar22 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook