Kush tha që meshkujt nuk i preferojnë aksesorët? Në këtë pikë, femrat marrin gjithë vëmendjen e duhur, ndërsa djemtë rrinë pak nën hije kur flasim për modën. Një zgjedhje e gabuar kjo, për aq kohë sa veshja e meshkujve kërkon rëndësi të veçantë, e nëse po mendoni se gjithsesi vajzat e kanë shumë herë më të vështirë përzgjedhjen e garderobës, gaboni!
Djemtë plot stil kujdesen për detaje, për të cilat as nuk do të na kishte shkuar ndër mend. Rripi i pantallonave mund të kombinohet mjaft mirë me këpucët, ashtu sikurse nuk mund të zgjedhësh një këmishë të çfarëdoshme për në punë apo në një event të caktuar. Edhe pse tingëllon disi e çuditshme, meshkujt i kushtojnë vëmendje aksesorëve më shumë nga ç’mendohet. Byzylykë, unaza, varëse – e për këto të fundit, sugjerimet duket se nuk kanë të numëruar, por këtë herë ne kemi përzgjedhur vetëm gjashtë prej tyre. Nëse po përpiqeni t’i falni pamjes tuaj pak frymë rebelizmi, por jo prej djali të fortë, firma si Gucci, Mano apo Montagnard sjellin modelet më stil që keni parë ndonjëherë. Shfletoni galerinë për të krijuar një ide mbi blerjet tuaja të ardhshme.
Caputo & Co.
Gucci Bull’s Head
Montagnard Beaded
Mano Two Souls
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu